TIRANË - Zëvendës-Kryeministri, Niko Peleshi ka bërë publik sot dy vendime të Këshillit të Ministrave për heqjen e licencave të Universiteteve që u gjetën me shkelje të rënda nga kontrolli i Ministrisë së Arsimit dhe pezullimin e disa Universiteteve të tjera.

Deklarata për shtyp e zëvendëskryeministrit Niko Peleshi‏

“Sot qeveria mori dy vendime të rëndësishme duke i dhënë fund situatës së turpshme të arsimit të Lartë dhe tregut të diplomave duke i hapur rrugën një arsimi real.”-tha Peleshi.

Ndërsa ka bërë publike emrat e Universiteteve private që u hiqet licenca dhe atyre që pezullohen, Niko Peleshi u shpreh se faqja e re për ligjshmërinë e Arsimit të Lartë do shkruhet deri në fund me ligjshmëri të plotë dhe transparente.

Gjithashtu Peleshi u ka apeluar institucioneve të drejtësisë që të nxjerrin para ligjit mashtruesit që kanë grabitur paratë e familjeve, duke shtuar se studentëve të Universiteteve që mbyllen do u jepet në shans i dytë.

Më poshtë lista e Universiteteve që u hiqet licenca pas vendimit të Këshilli të Ministrave:
1. SHLUP "Vitrina"
2. SHLUJ "Universiteti Kristal"
3. SHLUJ "Justiniani I"
4. Akademia e Ndërtimit, Tiranë
5. SHLP "Universiteti Elite"
6. IPAL Shkolla e Lartë "Illyria"
7. Akademia e Studimeve të Aplikuara, Durrës
8. SHLP "Universiteti Planetar i Tiranës"
9. Akademia Pedagogjike, Tiranë
10. IALP Shkolla e Lartë "Nëna Mbretëreshë Geraldinë"
11. IPAL "Kolegji profesional i sporteve, Fier"
12. Kolegj profesional "Argent", Shkodër
13. IALP "Shkolla e Lartë Amerikane e Tiranës"
14. Shkolla e Lartë Private e Edukimit
15. Kolegjet Profesionale, private "Medicom"
16. IP "Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës"
17. SHPAL "Gjon Buzuku", Shkodër
18. SHLUJ "Medikadent"
 
Më poshtë lista e Universiteteve që pezullohen pas vendimit të Këshilli të Ministrave: 
1. Universiteti "Aldent"
2. SHLP "Hëna e plotë" (Bedër)
3. Kolegji Profesional privat "Neë Generation"
4. SHLP "Logos"
5. SHLUP "Instituti Kanadez i Teknologjisë"
6. Kolegji Profesional "Ivoclar Vivadent & Partners"
7. SHLAP "Pavarësia" Vlorë
8. Akademia Profesionale  e Biznesit
9. IPAL "ISSAT"
10. ShLUJ "Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi"
11. SHLUJ "Justicia"
12. SHLUP "Wisdom University"
13. Universiteti privat "Albanian University"

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)