Universitetet Publike/Më pak mundësi studimi për maturantët
TIRANË, 7 prill/ATSH-Z.Tosku/-Maturantët këtë vit kanë më pak mundësi për të studiuar në Universitetet Publike. Sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Provimeve, janë 55 mijë e 385 maturantë, të cilët kanë plotësuar formularët A1 dhe A1Z. Ndërkohë, kuotat e pranimit në universitetet publike janë rreth 19 mijë, duke bërë që të kenë më pak […]
Maturantët këtë vit kanë më pak mundësi për të studiuar në Universitetet Publike.
Sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Provimeve, janë 55 mijë e 385 maturantë, të cilët kanë plotësuar formularët A1 dhe A1Z.
Ndërkohë, kuotat e pranimit në universitetet publike janë rreth 19 mijë, duke bërë që të kenë më pak mundësi për të filluar një shkollë të lartë.
Ndryshe nga një vit më parë, këtë herë janë më shumë nxënës mbetës, duke bërë që 14 mijë e 535 maturantë të plotësojnë formularin A1Z. Një vit më parë, numri i maturantëve që plotësuan formularin A1 ishte 7 mijë, mirëpo këtë vit për shkak të numrit të madh të maturantëve që ngelën në lëndën e matematikës, ky numër u dyfishua.
Ndërkohë, janë 40 mijë e 864 aplikime për formularin A1, i cili është plotësuar nga maturantët që janë aktualisht duke ndjekur gjimnazin.
Ndërkaq, maturantët që kanë plotësuar formularin A1 dhe A1Z, duhet të paraqiten pranë shkollave përkatëse brenda datave 16-22 prill për të bërë verifikimin e të dhënave. Është i domosdoshëm verifikimi dhe saktësia e tyre, pasi në rast gabimi, maturanti rrezikon të mos futet në provime.
Maturantët, të cilët arrijnë të kenë rezultate të larta, jo vetëm gjatë viteve të studimit, por edhe në provimet e Maturës Shtetërore do të kenë më tepër mundësi për t'u bërë pjesë e universiteteve publike. Edhe këtë vit, në përzgjedhjen e tyre do të zbatohet sistemi meritë-preferencë. Maturantët, pas datës 22 korrik do të plotësojnë formularin A2, nëpërmjet të cilit do të zgjedhin dhjetë preferencat e tyre në universitet, sipas preferencës që kanë.
Në bazë të pikëve dhe preferencës, do të përzgjidhen më pas fituesit për në universitet. Në llogaritjen e pikëve, një rol të rëndësishëm ka edhe profili që maturanti ka zgjedhur, por edhe lëndët me zgjedhje. /atsh/
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
49.8%
-
Frikë se humbin
42.3%
-
Arsye të tjera
7.9%
Vota total: 1847
Lajme të tjera
-
Spiunët rusë paralajmëruan Putinin që të shtynte pushtimin e Ukrainës
29 Mars, 17:05
-
Këto shenja të horoskopit do të pendohen shumë për diçka sot
29 Mars, 17:04
-
Debutim i hidhur me Spanjën, mbrojtësi: Na mundën se bari ishte i gjatë
29 Mars, 17:02
-
Qeveria gjermane miraton projektligjin për migracionin
29 Mars, 17:01
-
Aksidentet e autobusëve? Veliaj: Nga 7 rastet e fundit, në 5 të tilla shkak janë bërë makinat, në dy raste drejtuesit kishin probleme shëndetësore
29 Mars, 16:56
-
Veliaj: Tirana rritet me 20-25 mijë banorë në vit, falë punës dhe investimeve kemi arritur të jemi një qytet i suksesshëm
29 Mars, 16:53
-
Messi e nxjerr me portën bosh, Lautaro Martinez bëhet 'gazi i botës' nga 3 metra larg (VIDEO)
29 Mars, 16:47
-
Përplasje ‘e rrallë’ publike mes Biden dhe Netanyahu-t për krizën politike dhe tensionet në Izrael
29 Mars, 16:35
-
Dosjet e oligarkëve: Abramovich financoi fshehurazi një tjetër klub kur kishte në pronësi Chelsea-n
29 Mars, 16:35
-
Në Fier rriten 5 deri 10 herë çmimet e fruta-perimeve! Qytetarët: Me 9000 lekë pension është e pa përballueshme
29 Mars, 16:29
-
Mbreti Charles III shkon në Gjermani në udhëtimin e parë jashtë shtetit si monark
29 Mars, 16:26
-
30 vite pa investime, lagjja e harruar në periferi të Lezhës! Rrugët e shkatërruara vështirësojnë lëvizjen e banorëve
29 Mars, 16:18