Universitetet,renditja
botërore, shqiptaret në fund

Universitetet,renditja <br />botërore, shqiptaret në fund
TIRANE-Webranking, agjenci e njohur në mbarë botën bën klasifikimin e të gjithë universiteteve të botës dy herë në vit. I pari në janar dhe i dyti në muajin korrik. Sipas të dhënave më të fundit, të publikuar për muajin janar 2012, duket qartë se universitetet shqiptare jo vetëm që nuk renditen në vende të pëlqyera, por madje kanë një rënie të ndjeshme krahasuar me klasifikimin e vitit 2010.

Kështu i pari në listë është universiteti "Epoka" që e gjen në vendin e 8012, universitet që në klasifikimin botëror të vitit 2010 e gjeje në vendin e 11533. I dyti në këtë klasifikim botëror është universiteti i Vlorës, i cili gjendet në vendin e 9085, por shumë vende më poshtë se sa viti 2010, kur ky universitet renditej në vendin e 5016. Siç shikohet ky universitet ka një rënie të ndjeshme në klasifikimin botëror, megjithëse në vitin 2010 të dhënat ishin për 12 mijë universitete në mbarë botën. Universitetin e Tiranës e gjejmë në vendin e 9892, ndërsa në klasifikimin e vitit 2010 Universiteti i Tiranës renditej në vendin e 9048. Në vendin e 10365 klasifikohet "University of New York Tirana", ndërkohë që në vitin 2010 ky universitet renditej në vendin e 9102. Universiteti Politeknik i Tiranës, renditet në vendin e 11541, ndërsa në vitin 2010 ky universitet renditej në vendin e 11996. Lista e klasifikimit të universiteteve shqiptare, ku janë përfshirë 36 institucione të arsimit të lartë vijon deri në vendin e 19792, ku klasifikohet "Aldent". Ndërkohë që në vend të fundit, në vendin e 20369, klasifikohet "University of Medical Sciences & Technology", një shkollë e lartë në Sudan.
KLASIFIKIMI
Web ranking, është një organizatë e licencuar dhe që merret me matjen e parametrave të cilësisë së shkollave të larta në mbarë botën duke bërë një klasifikim botëror që në vitin 2004. Kjo agjenci i merr të dhënat nga faqet zyrtare të ueb-it të çdo universiteti që lidhen me kërkimet shkencore, botimet në revista prestigjioze, ekselencën dhe prestigjin e fituar ndër vite. Ata sugjerojnë se nëse këto të dhëna janë poshtë standardeve të kërkuara, atëherë universitetet duhet të korrigjojnë punën e tyre dhe t'i pasurojnë faqet e ueb-it, të cilat janë një pasqyrë e vetë universiteteve.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie