Universitetet, të gjithë duan të bëhen ekonomistë, juristë e avokatë

Universitetet, të gjithë duan të bëhen ekonomistë, juristë e avokatë

Numri i studentëve është rritur gjatë viti akademik 2018/2019, ku janë regjistruar 139,043 studentë, rreth 5% më shumë se një vit më parë. Numri i studentëve të regjistruar është rritur për herë të parë, pas tre vitesh ku njohu tkurrje me gati 20% të numrit të tyre.  Sipas të dhënave të INSTAT numri i studentë të regjistruar u zvogëlua nga mbi 160 mijë që ishte në vitin akademik 2014/2015, në 131 mijë në vitin 2017/2018. 

Megjithatë për studentët shqiptarë degët e preferuara të studimit vijojnë të mbeten ato që lidhen me administrimin, biznesin dhe ligjet. Në vitin akademik 2018/2019 janë regjistruar rreth 3200 studentë më shumë në këto fusha studimi, duke shënuar një total prej 33,447 studentë. Sipas përllogaritjeve çereku i studentëve zgjedhin të thellojnë dijet e tyre për këto fusha studimi.  

Fusha e dytë me më shumë studentë të regjistruar sipas INSTAT është “Shëndet dhe Mirëqenie”, me 20,727 studentë të regjistruar, me 890 studentë më shumë se një vit më parë. 

Më pas renditet fusha e “Inxhinierisë, Prodhimit dhe Ndërtimit”, si e treta me numrin më të lartë të studentëve, ku gjatë viti akademik 2018/2019 kishte të regjistruar 20,019 studentë, rreth 1289 më shumë se një vit më parë. 

Më pas renditen “Arte dhe Shkenca humane” dhe “Shkenca sociale, gazetari dhe  informacion”, me mbi 14 mijë të regjistruar, Shkencat e Arsimit dhe Teknologji e Informacionit dhe komunikimit, me mbi 10 mijë të regjistruar. 

Në Shkenca natyrore, matematikë dhe statistikë ishin regjistruar për këtë vit akademik 7,060 studentë, në Bujqësi, pyje, peshkim dhe veterinari, rreth 5000, ndërsa në Shërbime 4,279 studentë. 

Bie interesi për Shkencat e Arsimit dhe artet, rritet interesi për “Shërbime” dhe TIK

Viti akademik 2018-2019 ka shënuar ulje të numrit të studentëve që ndjekin Shkencat e Arsimit, ku gjatë këtij viti janë regjistruar 627 studentë më pak. Prej viti akademik 2014/2015, numri i tyre është pakësuar me 26%. 

Nga ana tjetër është rritur interesi i studentëve për të thelluar dijet në fusha si “Shërbimet”. Zgjerimi i industrisë së Turizmit kërkon edhe rritjen e numrit të burimeve njerëzore të kualifikuara. Kështu në raport me një vit më parë numri i tyre u rrit me 39%. 

Po kështu rritje ka pasur edhe në numrin e studentëve që kanë zgjedhur të studiojnë për teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, të cilët kanë shënuar rritje me 22%. 

Rritje ka pasur edhe për degët e studimit si Shkenca sociale, gazetari dhe  informacion, me 15% më shumë të regjistruar, dhe Shkenca natyrore, matematikë dhe statistikë, me rreth 12% më shumë studentë. Monitor  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja