Universiteti i Arteve, publikohen
pikët për 343 kandidatët fitues

Universiteti i Arteve, publikohen<br />pikët për 343 kandidatët fitues
TIRANE - Universiteti i Arteve në Tiranë dhe atij në Shkodër kanë shpallur renditjen për rreth 343 kandidatët që iu nënshtruan testit special. Por fituesit përfundimtar do të mësohen vetëm më datë 18 shtator.

Përfundon gara për studentët që duan të nisin studimet e larta në universitetin e Arteve në Tiranë ose në atë të Shkodrës. Universiteti i Arteve ka publikuar gjatë ditës së djeshme, në faqen e tij on-line renditjen me pikët që kanë marrë nga testi special secili kandidat, që përbën edhe pjesën kryesore të totalit të pikëve që iu duhen për t’u klasifikuar fitues. Secili prej kandidatëve mund të shikojë se sa pikë ka marrë në testin special, test të cilit të rinjtë iu nënshtruan gjatë kësaj jave, sipas datave të përcaktuara nga Ministria e Arsimit.
Por megjithatë kjo nuk është lista përfundimtare e fituesve. Kjo pasi ajo do të publikohet më datë 18 shtator nga MASH-i, pasi kësaj liste që do të dërgohet në MASH, do t’i shtohen edhe pikët e maturës shtetërore. Vetëm pas përllogaritjes së re do të mësohet se cilët janë zyrtarisht fituesit e rinj të universitetit të Arteve në Tiranë dhe në Shkodër.

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës, Universiteti i Arteve këtë vit i ka dhënë më shumë rëndësi konkursit special pasi ka vendosur se kandidatët do të fitojnë 70% të pikëve totale nga testi në fakultet, ndërsa nga matura shtetërore, ata do të marrin vetëm 30% të pikëve totale. Kjo ndarje e pikëve vlen edhe për kandidatët që kanë garuar për Akademinë e Arteve në Shkodër.

Sipas udhëzimit të MASH, konkurrimi për kandidatët e Akademisë në Shkodër do bëhet në bashkëpunim me Universitetin e Arteve në Tiranë në ambientet e këtij universiteti. Është kjo arsyeja që edhe pikët e këtyre studentëve janë publikuar edhe pranë këtij universiteti, duke qenë se për herë të dytë, Tirana ka zhvilluar edhe testin special për kandidatët që duan të nisin studimet në një nga degët e arteve në universitetin e Shkodrës.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.09.2013
 
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia shton në listën e sanksioneve edhe 92 qytetarë amerikanë

Rusia shton në listën e sanksioneve edhe 92 qytetarë amerikanë