Universiteti i Mjekësisë dekoron
Dr.Asim Kurjak me ‘Honoris Causa’

Universiteti i Mjekësisë dekoron<br />Dr.Asim Kurjak me ‘Honoris Causa’
TIRANË - Me motivacionin për një punë të shkëlqyer në fushën e mjekësisë e të obstetrikës, Univeristeti i Mjekësisë i ka dhënë titullin “Honoris Causa” mjekut Asim Kurjak.
 
Professor Doktor Orion Gliozheni i cili i dorëzoi titullin Doktor Kurjak u shpreh se ai është një shembull për të gjithë mjekët.

“Unë jam i lumtur për faktin që këtu kemi sot doktor Asim Kurjak i cili i ka shërbyer shumë mjekësisë me studimet e tij si dhe është bërë një shembull për të gjithë ne.”- tha Gliozheni.
 
Vetë Asim Kurjak u shpreh se nga eksperienca e tij ka rezultuar se mjekët shqiptarë janë ndër më të mirët.
 
“Ndjehem i nderuar për çmimin që kam marrë sot. Nga eksperienca ime rezulton se në çdo konferencë ndërkombëtare që kemi patur, mjekët dhe studentët shqiptarë kanë shkëlqyer gjithmonë. E gjitha kjo vjen falë punës së shkëlqyer të profesorëve dhe të studentëve të mjekësisë.”- u shpreh Kurjak
 
Mjeku tjetër Myftar Barbullushi u shpreh se nderimi i Kurjak është një nder për fakultetin e mjekësisë.
 
“E them me bindje që CV e tij, diskutimin e tij, debatet që kemi bërë me të kanë qenë gati gati si një gur kilometrik, emocionues, nxitës për karrierën natyrisht jo vetëm për mua por për të gjithë ata që kanë qenë bashkë dhe kanë marrë pjesë në këto aktivitete që drejtoheshin në drejtimin e profesorit.”- tha mjeku Barbullushi.

Në përfundim të aktivitetit, Asim Kurjak u shpreh se do të dhurojë të gjithë krijimet e tij për bibliotekën që do të krijohet në Fakultetin e mjekësisë në Tiranë.

dekorimi mjekut

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane