Duket se vendimi i qeverisë për të ju mbajtur diplomën me detyrim për 5 vjet, me qëllim që mjekët e rinj të punojnë në Shqipëri, i ka trembur maturantët që të zgjedhin mjeksinë e përgjithshme në formularin UAlbania.

Nga 3183 aplikantë që ishin vjet, këtë vit në një prej 10 zgjedhjeve, mjeksinë e përgjithsshme me qëllim për të nisur Universitetin e Tiranës, e kanë zgjedhur vetëm 1734 maturanë, pavarësisht rritjes së kuotave të pranimitme 500.

Pas mbylljes së aplikimeve me Formularin A2, kandidatët do të vijojnë më tej konkurrimin për të siguruar një të drejtë studimi në Universitetin e Tiranës.

Për herë të parë këtë vit, ndryshe nga sa ndodh me degët e tjera të këtij Universiteti, në degën e Mjekësisë së përgjithshme kriter konkurrimi është edhe testimi i informatizuar që do të zhvillohet në Qendrën e Shërbimeve të Arsimit.

Ky provim do të ketë 30 për qind peshë në vlerësimin e përgjithshëm, ndërsa 70 për qind do të jetë nga rezultatet e shkollës së mesme dhe rezultatet e Maturës Shtetërore.

Për të gjithë kandidatët që janë në garë për të nisur studimet e larta në degën e Mjekësisë së përgjithshme për këtë vit të ri akademik që nis më datë 2 tetor, datat e testimit pritet që të shpallen këto ditë nga Qendra e Shërbimeve të Arsimit

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Lista e këtij viti për pranimet në Mjekësi( 1734 aplikante)