Universiteti i Prishtines letër
kërcënimi me nënshkrimin ISIS

Universiteti i Prishtines letër<br />kërcënimi me nënshkrimin ISIS
PRISHTINE-Universiteti i Prishtinës ka marrë një letër të nënshkruar me inicialet e organizatës terroriste Shteti Islamik apo ISIS, ndërsa rektorati i këtij universiteti po bënte përgatitjet për ceremoninë e shënimit të 47-vjetorit të themelimit të universitetit.

Lajmin e ka konfirmuar prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Afrim Hoti.

Sipas tij, ceremonia për shënimin e përvjetorit të Universitetit të Prishtinës është dashur të mbahet në Sallën e kuqe të Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës.

Dje në mëngjes, stafi jonë, kur shkoi të bëj përgatitjet për mbajtjen e ceremonisë, e gjen një letër, e cila paralajmëronte kërcënimin, nën firmën ose emrin e ISIS-it. Në letër thuhej ‘Do t’ju sulmojmë me datën 15 shkurt, në orën 11:00, ISIS, shihemi të Zoti’. Do të thotë, saktësisht në terminalin kur ne e kemi pasur të parashikuar mbajtjen e ceremonisë”, tha Hoti.

Ai ka shtuar se letrën kërcënuese e kanë dërguar në Policinë e Kosovës ndërkaq ceremonia për shënimin e themelimit të Universitetit të Prishtinës është mbajtur sot në sallën e Senatit të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

Por burime brenda policisë së Kosovës thanë se janë në dijeni për këtë letër, mirëpo sipas tyre, kjo nuk është diçka serioze.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie