TIRANE- Reagimet për draftin e propozuar për arsimin e lartë vazhdon të kontestohet dhe të mos quhet i përshtatshëm nga përfaqsues të universiteteve. Përfaqësues të universiteteve private kanë shprehur dy ditë më parë nevojën për mbështetje financiare nga ministria e Arsimit. I të njëjtit mendin janë edhe përfaqësues të universiteteve publike të cilët sqarojnë se përqasja mes modelit të propozuar dhe atij aktual, bien në kundërshtim me njëri-tjetritn dhe nuk mund të qëndrojnë. Sipas tyre modeli anglosakson i propozuar nga Komisioni i Reformës në Arsim, bien ndesh me sistemin aktual në arsim.
Pedagogët deklarojnë se modeli financiar i menduar nga ligjvënësit, është i gabuar dhe nuk mund të zbatohet në vendin tonë. Sipas përfaqësuesve të Universitetit të Histori-Filologjisë, financimi nuk mund të jetë i njëjtë si për Universitetet Private edhe për ato shtetërore. Ata shprehen se mungesa e mbështetjes financiare të universiteteve shtetërore, do të linte shumë për të dëshiruar dhe do të hapte debate të forta për shkak se përpos dëshirës është e pamundur ndjekja e politikave të njëjta mes universiteteve private dhe atyre publike.
Duke ju referuar draftit të fundit për arsimin, një draft që bazohet shumë në modelin anglosakson, pedagogët shpjegojnë se pavarësisht dëshirës së mirë ky është një draft i largët dhe i papërshtatshëm për mentalitetin shqiptar. Ata e vënë theksin te modeli anglosakson, duke e vlerësuar si një model të krijuar për një mentalitet të përcaktuar kulturor, i cili nuk përshtatet dhe nuk mund të katapultohet në realitetin shqiptar.
Prej disa ditësh drafti për ligjin e arsimit është duke u diskutuar dhe duke u kundërshtuar fort, nga përfaqsuesit e universiteteve publike, të cilët kanë shprehur pakënaqsitë e tyre për ndryshimet e bëra duke vlerësuar se jo çdo ndryshim qeverie duhet përkthyer në ndryshime në ligjin e arsimit, sepse në këtë mënyrë asnjëherë nuk do arrijmë të ndërtojmë një sistem arsimor të vlefshëm për studentët. Lidhur me studimet e pjesshme ose të quajtura part-time, përfaquesit e universiteteve shprehen se e drejta e shkollimit nuk mund t’i mohohen askujt.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com