UNMIK-u reagon ndaj kritikave
të Amnesty International

UNMIK-u reagon ndaj kritikave<br />të Amnesty International
Zyrtarët e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë i thanë Zërit të Amerikës se  UNMIK-u i kushton rëndësi shumë të madhe Komisionit Këshillëdhënës për të Drejtat e Njeriut, por nuk ka mundësi të ndjekë më tej rekomandimet e tij.

Në një përgjigje më shkrim pas raportit të Amnesty International, i cili akuzon misionin e OKB-së se ka dështuar të hetojë rastet e rrëmbimit dhe vrasjeve të serbëve të Kosovës pas konfliktit të viteve 1998-1999, zëdhënësi i këtij misioni, Oliver Salgado thekson se “Përfaqësuesi i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm ka dhënë përgjigje pozitive dhe në kohë për të gjitha rekomandimet e komisionit këshillëdhënës dhe për gjetjet e tij për dështimin e UNMIK-ut për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të njeriut në rastet e personave të zhdukur, duke shpjeguar se ngjarjet kanë ndodhur nën administrimin e përkohshëm të Kosovës".

UNMIK-u, thekson më tej zëdhënësi, nuk ushtron më përgjegjësi ekzekutive mbi institucionet dhe burimet e Kosovës, duke përfshirë edhe buxhetin e konsoliduar të saj dhe për këtë arësye UNMIK-u nuk është në gjendje të ndjekë rekomandimet e Komisionit”.

Po ashtu, thuhet në përgjigjen e UNMIK-ut dhënë Zërit të Amerikës, Shefi i këtij misioni “për shkak të rëndësisë së çështjes, ka bërë thirrje, që EULEX-i të ndërmarrë të gjithë hapat e mundshëm për të siguruar vazhdimësinë e hetimeve dhe nevojën për të vënë autorët e krimit para drejtësisë”.

Marrë nga Zëri i Amerikës
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarka.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024