Uragani Milton në Florida, 10 viktima! Shtëpi të shkatërruara dhe 3 milionë banesa pa energji elektrike (FOTO+VIDEO)

Uragani Milton që goditi Floridën ditën e djeshme (10 tetor 2024), ka lënë 10 të vdekur deri më tani në Florida, ndërsa ka shkaktuar edhe dëme të mëdha.

Në pamjet e publikuara nga mediat e huja, shihen qindra shtëpi të shkatërruara, të cilat tashmë janë bërë të pabanueshme duke lënë kështu banorët e zonave të prekura nga uragani pa një strehë. 

‘Këtu tornadot shkatërruan shtëpitë, shumë prej druri, apo rimorkiot modeste ku jetojnë ende shumë amerikanë të varfër. Viktimat e para të stuhisë janë të paktën pesë', tha Guvernatori i Floridës DeSantis.

Sipas La Repubblica, Një nga banorët e zonës të cilit iu prish shtëpia nga uragani, tregon se ky ishte uragani më shkatërrues që kishte parë.  

“Kam lindur dhe jam rritur këtu, por në më shumë se dyzet vjet nuk kisha parë kurrë diçka të tillë. Diçka po ndryshon. Unë nuk jam shkencëtar dhe nuk mund t'ju them se çfarë, por kjo stuhi muk ka ndodhur më parë”, tha ai.

Agjentja Ethel Cassara, thotë se vijojnë kërkimet për gjetjen e të zhdukurve.

"Ne jemi këtu për të siguruar rendin, ndërsa kolegët nga ekipet e shpëtimit kryejnë operacione kërkimi dhe shpëtimi në komunitet. Numërimi i të vdekurve dhe të plagosurve, nuk ka përfunduar ende. Jemi ende duke kërkuar", tha ajo.

Uragani Milton shkaktoi dëme edhe në zonat si Tampa, Shën Petersburg, Clearëater, Sarasota, Siesta Key dhe deri në Fort Myers, ku të paktën tre milionë njerëz mbetën pa energji elektrike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:00
Uragani Milton, shkon në 10 numri i viktimave! Ja pamjet që tregojnë Floridën të rrënuar (VIDEO)

 

Numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e uraganit Milton, që preku Floridën në SHBA, është rritur në 10.

Sipas mediave amerikane, në të gjithë Floridën kanë filluar që të vlerësohen dëmet që ka lënë pas uragani shkatërrues.

Në pamjet e publikuara me dron mëngjesin e sotëm, shihen shtëpi të shkatërruara dhe mbeturina të shpërndara në të gjitha vendin.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Memaliaj, motra e Shyqyri Kalemit për Report Tv: Kemi dërguar emrin e autorit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, kemi besim tek drejtësia

Atentati në Memaliaj, motra e Shyqyri Kalemit për Report Tv: Kemi dërguar emrin e autorit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, kemi besim tek drejtësia