Uragani Otis goditi Meksikën, rritet në 48 numri i viktimave

 Uragani Otis goditi Meksikën, rritet në 48 numri i viktimave

Numri i viktimave nga uragani Otis, që goditi qytetin bregdetar Acapulco në jug të Meksikës, është rritur në 48, njoftuan autoritetet.

Evelyn Salgado, guvernatorja e shtetit Guerrero, tha se 36 persona janë ende të zhdukur. Presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador, theksoi se operacionet e kërkim-shpëtimit janë në vazhdim, duke shtuar se ka në plan të vizitojë rajonin.

Duke shprehur angazhimin për rindërtimin e qytetit të goditur nga uragani Acapulco, ai tha se janë në kontakt të ngushtë me autoritetet lokale, raporton agjencia e lajmeve turke Anadolu.

Më 26 tetor, uragani Otis mori jetën e 39 njerëzve në Meksikë dhe dëmtoi mijëra shtëpi duke shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike. Qeveria e Meksikës kishte dislokuar rreth 17 mijë ushtarë dhe oficerë policie për t'iu përgjigjur incidenteve dhe plaçkitjeve pas uraganit Otis.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!