Numri i viktimave nga uragani Otis, që goditi qytetin bregdetar Acapulco në jug të Meksikës, është rritur në 48, njoftuan autoritetet.
Evelyn Salgado, guvernatorja e shtetit Guerrero, tha se 36 persona janë ende të zhdukur. Presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador, theksoi se operacionet e kërkim-shpëtimit janë në vazhdim, duke shtuar se ka në plan të vizitojë rajonin.
Duke shprehur angazhimin për rindërtimin e qytetit të goditur nga uragani Acapulco, ai tha se janë në kontakt të ngushtë me autoritetet lokale, raporton agjencia e lajmeve turke Anadolu.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Më 26 tetor, uragani Otis mori jetën e 39 njerëzve në Meksikë dhe dëmtoi mijëra shtëpi duke shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike. Qeveria e Meksikës kishte dislokuar rreth 17 mijë ushtarë dhe oficerë policie për t'iu përgjigjur incidenteve dhe plaçkitjeve pas uraganit Otis.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)