Uragani 'Otis' në Meksikë, humbin jetën 27 persona dhe 500 mijë banesa dhe biznese mbesin pa energji elektrike

Uragani 'Otis' në Meksikë, humbin jetën 27 persona dhe 500 mijë banesa dhe biznese mbesin pa energji elektrike

Uragani Otis është uragani më i fortë i regjistruar që ka goditur bregun e Paqësorit të Meksikës, duke arritur në tokë si një kategori 5 me erëra deri në 165 mph. Sipas mediave të huaja 27 persona kanë humbur jetën deri tani dhe 4 të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e motit të keq. Para uraganit Otis, uragani më i fortë në histori që goditi Bregun e Paqësorit të Meksikës ishte Uragani Patricia i kategorisë 4 në 2015. 

“Do të ketë reshje shiu gjatë gjithë ditës dhe ne po përpiqemi të rivendosim komunikimet. Deri më tani, ne nuk kemi të dhëna për humbjet njerëzore, por kemi të dhëna për dëme materiale, rrugë të prishura ... vetë autostrada që arrin në Acapulco ka rrëshqitje dheu", tha Lopez Obrador të mërkurën, raporton CNN.

Në më pak se 24 orë, Otis kaloi nga stuhia tropikale në uraganin e kategorisë 5 me erëra prej 165 mph. Një intensifikimi i tillë i shpejtë e vendos Otisin në mesin e cikloneve tropikale më të njohura në rekord. 

Imazhet dhe videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë se shumë banesa dhe institucione janë shkatërruar, ku rrugët janë përmbytur, duke e bërë edhe më të vështirë kalimin e automjeteve.

Më shumë se 500 mijë shtëpi dhe biznese nuk kanë pasur energji elektike humbën energjinë në të gjithë shtetin Guerrero të Meksikës, tha njësia e energjisë elektrike CFE. Shërbimi ishte rikthyer për 40% të të prekurve, shtoi ai.

Rreth 10 mijë anëtarë të ushtrisë u vendosën në zonën e Acapulco për të ndihmuar njerëzit, thanë autoritetet. Personeli i Gardës Kombëtare Meksikane ka punuar për të nxjerrë automjetet e bllokuara, për të hequrpemët e rrëzuara dhe mbeturinat e tjera që janë shpërndarë në cepet e lagjeve për shkak të stuhisë, tha agjencia në një njoftim për shtyp.

Aeroporti Ndërkombëtar i Akapulkos ka pezulluar çdo fluturim, tha në një njoftim zyra e Sekretarit të Infrastrukturës, Komunikimit dhe Transportit të Meksikës. Agjencia postoi disa imazhe të mbeturinave që ishin grumbulluar rreth aeroportit.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb