TIRANE - Për gati katër muaj 160 punonjës të parkut të udhëtarëve nuk kanë marrë pagat, shkak për këtë është se arka e kësaj ndërmarrje ka mbetur bosh, por edhe nga subvencionimi i munguar prej vitesh nga ana e Bashkisë së Tiranës. Ndërsa sipas Bashkisë së Tiranës, mosmarrja e pagave është si pasojnë e keqmenaxhimit nga ana e drejtuesve të ndërmarrjes.

Parku i udhëtarëve në Tiranë është e vetmja ndërmarrje sh.a e pa privatizuar në sektorin e transportit urban. Mungesa e pagave të punonjëse të ndërmarrje se parkut të udhëtarëve, pritet të shkaktojë një bllokim të autobusëve të linjës Kombinat - Kinostudio, pjesë e kësaj ndërmarrje.

Sipas kryetarit të federatës së transportit, Zija Hasanaj të hënën në orën 7e 30 deri në orën 8 e 30, të gjithë autobusët e linjës Kombinat- Kinostudio do të zhvillojnë një grevë, duke bërë që për një orë mos të qarkullojë asnjë autobus i kësaj linje.

“Të hënë nga ora 7 e 30 deri në orën 8 e 30, të gjithë autobusët e linjës Kombinat-Konostudio, nuk do të qarkullojnë, pra nëse punonjësve  nuk u jepen pagat ne do të bëjmë një grevë njëorëshe” thotë Hasanaj. Më tej kryetari i Federatës së Transportit tha se “greva për ne që jemi sindikatë lejohet, pasi ne po mbrojmë të drejtat e punonjësve”.

Zija Hasanaj shpjegon edhe arsyen përse punonjësit e parkut të udhëtarëve kanë mbetura pa paga. “Sipas ligjit për shoqëritë  aksionere, parku i Urbanëve drejtohet nga Këshilli Drejtues Administrativ, kryetari i të  cilit zgjidhet nga bashkia e Tiranës.

Lënia e këtij parku pa privatizuar, mosdhënia e fondeve për subvencionimin e kategorive të  ndryshme që  sipas ligjit përfitojnë  shërbim të  rimbursuar siç janë  studentët apo siç janë  disa kategori si pensionistët dhe veteranët që përfitojnë  shërbim urban falas, ka bërë  që  gjendja financiare e kësaj ndërmarrje të  rrënohet dhe ajo sot rrezikon seriozisht falimentimin.

Mosdhënia e pagave të mbi 160 punëtorëve të parkut është përgjegjësi Bashkisë së  Tiranës” shprehet Hasanaj. Ndërsa burime nga Bashkia e Tiranës në lidhje me këtë problem shprehen se “Ajo është një ndërmarrje me vetëfinancim, që duhet t’i paguajë vetë punonjësit.

Bashkia nuk ka për detyrë të bëjë subvencionim. Por Bashkia e Tiranës , pasi është njohur me problemin e tyre është duke punuar për të bërë të mundur dhënën e pagave për punonjësit” thonë këto burime. Po këto burime shprehen se shkak i mosmarrjes së pagave është bërë një keq mesazhin nga ana e drejtuese te parkut të udhëtarëve.

Ndërsa ata që dalin më të fituar nga kjo problematikë, janë fatorinot e autobusëve të cilët nuk dorëzojnë në arkë lekët që mbledhin. Kurse situata tek stafi mbështetës i parkut që  janë punëtorët e ofiçinës, karburantit si dhe administratës është më keq.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)