Në njoftimin e bërë për mediar, Ministria e Transporteve bën të ditur se, “duke respektuar përgjegjësitë e pushtetit vendor për administrimin e transportit qytetas, duke marrë parasysh natyrën vendore të tarifave dhe kostove të këtij sherbimi ndaj qytetareve, si dhe duke vlerësuar e mbështetur frymën dhe të drejtat reale të autonomisë vendore, Qeveria do të përgatisë amendimet përkatëse ligjore për transferimin e të drejtës së përcaktimit të cmimit të biletave të transportit urban autoriteteve të pushtetit vendor dhe do t’i dergojë këto amendime ligjore për miratim në Parlament javën e ardhëshme”.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)