TIRANE - Sot të gjithë qytetarët që zakonisht udhëtojnë me urban i kanë shtuar edhe një monedhë 10 lekëshe tarifës së zakonshme të biletës. Mëngjesin e kësaj të hëne duket se ky çmim ka pakësuar lëvizjen e qytetarëve me këtë mjet transporti dhe ka shtuar makinat private. 

Pavarësisht kushteve që Bashkia i ka vënë urbanëve për shërbimin ndaj qytearëve ende mungon tabela e frekuenca e lëvizjes, oraret apo shpejtësia e udhëtimit.

Qytetarët nuk pranojnë këtë rritje dhe fatëkeqësisht kanë regjistruar deri më tani dy incidente në linjat e urbanëve në Tiranë. Ata janë konflikuar me fatorinon në autobus pasi kanë refuzuar të paguajnë 10 lekëshin që i është shtuar çmimit të biletës,

Përdoruesit e përditshëm të linjave të urbanit thonë se çmimi i biletës nuk e justifikon shërbimin që ofrohet nga shoqëritë e transportit.Sot të gjithë urbanët kanë ofruar një shërbim tjetër, nuk ka pasur vonesa nëpër stacione si dhe shpejtësia e lëvizjes ishte shumë herë më e lartë se vetëm një ditë më parë.

Ndërkohë shoqëritë e transportit nuk kishin zbatuar një nga kushtet e bashkisë për të ndezur kondicionerin. Gjithashtu punonjësit e bashkisë dhe ata të policisë të cilët deri dje nuk paguanin biletë, nga data 1 shkurt duhet të paguajnë ose të kenë abone.

Ndërkohë që disa prej tyre janë nisur drejt bashkisë në këmbë në shenjë proteste për çmimin

“Reagimi i qytetareve sot perpara Bashkise ne kundershtim te rritjes se biletes. Lajmi i mire eshte qe jo te gjithe kane vendosur te dorezohen perballe Partive.Lajmi i keq eshte qe reagonjesit jane ende te pakte ne numer. Por kjo do te ndryshoje!!!”-shkruhet në një postim të disa prej protestuesve .