TIRANË - Në emisionin "Urbanika" në 'A1 Report" temë diskutimi ishin tragjeditë e minatorëve pa status.
AHMETI: DUHET STATUS I MINATORIT
"Duhet statusi i minatorit. Statusi nga 2001-2005-2006 kur e kishte firma Dafo ishte plotësisht në mungesë të investimeve të detyrueshme. Pas vitit 2006 kur erdhën ruso-austriakët e ACR duhet të bënin 22 milionë euro investime për kushtet teknologjike. Por nuk ndodhën. Ministri bëri një kontratë kontraktuale duke anashkaluar Kuvendin. Minatorët nga 200 euro kërkuan me përpjekje rraskapitëse 40% shtesë të rrogës dhe përmirësimin emergjent të kushteve minimale të puëns. ACR miratoi vetëm 20% të vlerës, nga 200 në 300 euro pagë. Italiani e kishte katandisur punën deri në mungesën e shinave dhe vagonave, por me karroca dore", do të thoshte Edmond Ahmeti, avokat për siguritë në punë dhe në rrugë.
SHKUPI: TË HIQEN LICENCAT E MINIERAVE ME 3 PUNËTORË, S'KANË FUQI TË INVESTOJNË
Ndërsa prof. dr. Defrim Shkupi, kreu i shoqatës së gjeologëve-inxhinierikë të mjedisit dhe gjeodezisë tregoi se "paga e minatorëve të Buqlizës shkon nga 50 mijë ai që rri te dera deri në 1 milion. Janë minierat informale, që paguajnë keq dhe janë jashtë formës së firmës Baltin, që ka hyrë tani në Bulqizë. Në minierat e tjera është mizerabël. Në Bulqizë jo. Pronarët e vegjël nuk kanë fuqi të investojnë, do falimentojnë. Po shpërdorohet pasuria kombëtare, vetëm gërmojnë. Shteti duhet të revizionojë plotësisht ligjin. Ne kemi pasur 4 miniera bakri dhe 4 kromi. Ka nevojë për shumë disiplina. Shteti ka futur Shqipërinë në borxh aq thellë saqë e kemi çuar vendin në këtë gjendje. Të hiqen licencat minierave me 3 punëtorë dhe prodhim 10 ton në vit se s’quhet minierë. Jo cdo galeri mund të quhet ndërmarrje".
GRUAJA E MINATORIT TË VDEKUR: DESH IU SHEMB DHE NJË HERË TJETËR MINIERA
Një rrëfim të dhimbshëm në emision pati gruaja e minatorit të vrarë aksidentalisht në minierë në Librazhd pak ditë më parë. Kamera e ‘A1Report’ gjendej në shtëpinë tepër të varfër të Luljeta Dangës, ku mungonte edhe një foto e babait të vdekur të shtëpisë, Haki Danga. Luljeta rrëfeu se ka 3 fëmijë, bashkëshorti i saj kishte 4 vjet që punonte në minierë. “Një rrogë të plotë s’e mori një herë. Hynte aty për bukën e gojës, për fëmijët”. Luljeta tregon se ka qenë gjithmonë kjo problematikë në minierë, gati u shemb një herë, siç Hakiu i kishte thënë, i thosha mos shko. Futu fadromë e dreq aty, një ditë do binte”. “Dilte si bagëtia, llum i gjallë, si mos kishte një gjë të laheshin punëtorët?”, kritikon gruaja fatkeqe e të ndjerit. Ajo shton se “do që t’i sigurojnë fëmijët. T’u lidhin fëmijëve një pension”.
SINA: NA RREZIKOHET TË SHEMBET GJITHË FSHATI PREJ MINIERËS
"Fshati Gurrë rrezikohet nga miniera. Është tundur nga hedhja e mineralit me miliona metër kub dhe kjo paraqet rrezik edhe për gjithë katundin. Kanë bërë shpërthime me mina. Nesër mund të na shkatërrojnë gjithë katundin. Firma e licencuar, por kushtet shteti duhet t’i kontrollojë", vë alarmin kryetari i komunës Gurrë, Shaban Sina gjatë emisionit 'Urbanika".
EMËRIMET MBI MINIERAT, POLITIKE, INSPEKTIM-SHPËTIMIN E DREJTONTE NJË SOCIOLOG
"Minierat i ka shkatërruar vendosja e njerëzve politikë jashtë institucionit. Drejtor i inspektim-shpëtimit ka qenë sociolog. Në institucionet teknike duhen teknikë, jo militantë. Nuk kanë qenë njerëz kompetentë dhe s'janë bërë kontrolle. Të dalin ca fukarenj që kanë vjedhur 5 lekë e t’u lëshojnë radhën atyre që kanë vjedhur miliarda", tha Qerim Ismeni, inxhinier per sigurine teknike te minierave.
TË MBYLLEN MINIERAT ME SHPËRTHIM OSE BETONIZIM
"Duhet Taskë Force për inventarizimin e galerive dhe minierave. Të bëjë taposjen me shpërthim në grykëhyrje ose me betonim, por me shpërthim kushton më pak. Të vihet shirit policor që kontrolli të bëhet nga shteti. Çdo licencim që do bëhet më vonë konform ligjit. Në Shqipëri po ulet vlera e njeriut çdo ditë e më shumë", tha Shemsi Prençi, ish-drejtues i lartë i Policisë së Shtetit.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

kushte, status për minatorin">