Urdhëri, gabimet e mjekëve,
të ketë ligj dëmshpërblimi

Urdhëri, gabimet e mjekëve,<br />të ketë ligj dëmshpërblimi
TIRANE- Nga viti në vit numri i ankesave të pacientëve kundrejt mjekëve për gabime të këtyre të fundit ka ardhur duke u rritur. Sipas drejtuesve të Urdhrit të Mjekut të gjitha këto vijnë për shkak të mungesës së profesionalizmit të mjekëve. Dine Abazaj thotë se kërkesat janë për mjekë të ndryshëm nga QSUT e deri tek Qendrat Shëndetësore për gabime mjekësore gjatë ndërhyrjeve të ndryshme kirurgjikale por edhe në mjekimet që ata kanë rekomanduar.

“Rritja e kompetencës profesionale është thelbësor për gabimet mjekësore, ne në praktikën tonë kemi të gjithë ankesat që vijnë këtu kanë të bëjnë kryesisht me gabime mjekësore. Evitimi i gabimeve mjekësore nuk arrihet duke ndëshkuar mjekët e kemi thënë shpesh. Evitimi i gabimeve mjekësore evitohet, minimizohet duke rritur aftësitë, kompetencat profesionale të mjekut. “tha Din Abazaj, kryetar i Urdhrit të Mjekut.

Ky i fundit propozon se duhet të hartohet edhe një ligj që dëmshpërblen si pacientët edhe mjekët në rast se konstatohen shkelje nga të dyja palët. “Nuk ka një ligj akoma për sigurimin e mjekëve, ose të Institucioneve Shëndetësore, në mënyrë që pacienti ose familjari i tij të dëmshpërblehen për atë që pëson në shërbimin e kujdesit shëndetësor në sistemin spitalor, ambulator, kudo që të jetë qoftë gabim mjekësor, gabim i mjekut, incident në mjekimin e tij. Qoftë kjo edhe nga pakujdesi.”tha Din Abazaj, kryetar i Urdhrit të Mjekut. Rasti i dëmshpërblimeve ka ndodhur por duke u prekur buxheti i institucionit.
 
Shkrimi u publikua sot (25.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ministri Andonovski: Venezuela të dëshmojë se ka pasur sulm hakerësh nga Maqedonia e Veriut në zgjedhjet e saj

Ministri Andonovski: Venezuela të dëshmojë se ka pasur sulm hakerësh nga Maqedonia e Veriut në zgjedhjet e saj