Urdhër për vrasjen e 2 shqiptarëve në Athinë dhe Edmond Papës? Kush është Klodian Lekocaj, mesazhi nga burgu: Unë kreu i mafias? S’kam lekë as për 1 paketë

Urdhër për vrasjen e 2 shqiptarëve në Athinë dhe Edmond Papës? Kush është Klodian Lekocaj, mesazhi nga burgu: Unë kreu i mafias? S’kam lekë as për 1 paketë

Klodian Lekocaj

TIRANË- Emri i Klodian Lekocaj, i konsideruar si kreu i një grupi vrasësish me pagesë, ka qenë ditëve të fundit shumë i lakuar, pasi dyshohet se ai ka dhënë urdhrin për ekzekutimin e Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja në Athinë dhe Edmond Papës në Tiranë. Mediat greke i kanë bërë një profil për historinë e tij kriminale e ndërsa i kanë sjellë në vëmendje edhe një videotelefonatë nga burgjet e Korydallos në maj 2019. 

Klodian Lekocaj kishte një grup vrasësish me pagesë pjesë e së cilit ishte Brahim Brahimaj, Olti Duçe që u dënuan me burgim të përjetshëm nga gjykata greke me akuzën e vrasjes me dashje të avokatit të njohur Mihalis Zafiropulos.  Ai cilësohet si kreu i mafies së burgjeve në Greqi, mirëpo këtë vetë Lekocaj nuk e pranon këtë 'nofkë', duke e cilësuar vetën si të pafajshëm. Në mesazhin e tij nga burgu 3 vite më parë nga qelia, Lekocaj deklaronte se ai nuk kishte lekë për të blerë një paketë cigare e as 8 klasë shkollë, kurrsesi nuk mund të ishte kreu i një bande kriminale.

“Unë jam Coza Nostra, a jam kreu i mafies së burgjeve në Greqi? Unë jam akuzuar për tre vrasje dhe jam shpallur i pafajshëm për këto akuza. Tani po përballem me një tjetër akuzë për vrasjen e avokatit, e cila ishte e gabuar pasi ata që kryen vrasjen nuk donin ta vrisnin, por ta trembnin.

Për atë që kam bërë, e vuaja dënimin që nga viti 2006, por nuk duroj të më fajësojnë për atë që nuk kam bërë. Duan të më vrasin dhe për këtë u përpoqën tre herë, dy herë me thikë dhe një herë të më helmonin. Unë shkova në burg për vjedhje në vitin 2006 kur isha 29 vjeç dhe sot vazhdoj të përballem me akuza të tjera. Kërkoj zëvendësimin e trupit gjykues pasi jam pa avokat dhe gjyqi do të jetë më 20 maj 2019. Ejani këtu dhe shikoni se si drejtësia po vret shqiptarët.

Të mërkurën kisha gjyqin dhe nuk më dhanë avokat dhe nuk më lanë as të flisja, por më duhej vetëm të dëgjoja akuzat e gardianit të burgut që më akuzonte si vrasës maniak dhe hakmarrës, pa pasur asnjë provë.

Më caktuan një avokat, por ai më la pasi mori vesh se kush isha, ende nuk e kam zyrtarisht akuzën në dorë. Këtu vrasjet i organizon dikush tjetër, nuk jam unë ai që thonë se është Coza Nostra, apo kreu i mafias së “Burgjeve në Greqi”, se nuk kam para të blej as një paketë cigare. Dua që shteti shqiptar të interesohet dhe të dëgjojë se si na ndëshkojnë dhe si na trajtojnë dhe çfarë na bëjnë.

E kuptova që duan të më vrasin duke shkuar më parë në repartin mendor të burgut, nuk e di si na drogojnë meqë fillojmë të flasim marrëzi. Unë, Coza Nostra, që nuk kam mbaruar ende 8 vjet shkollë, më futën këtu për vjedhje kuletash dhe prandaj hyra këtu dhe si po shkojnë gjërat do të më vrasin. Prandaj dua të dëgjohem në mediat shqiptare dhe ato greke.

Unë dyshoj se organizatori i të gjitha këtyre vrasjeve është vetë drejtori i burgut psikiatrik Korydallos, ai i organizon këto vrasje dhe prandaj do të më eliminojë edhe mua. Është ai që del në TV dhe flet kundër meje. Është ai që ka pas vetes një truprojë shqiptar që është dënuar me 11 burgime të përjetshme, është ai që e ka nxjerrë nga burgu dhe është ai që do të më vrasë mua. Ejani mediat dhe na takoni për të parë situatën reale, si na trajtojnë dhe si na fajësojnë, për të parë se kush po i vret shqiptarët. Nuk duroj dot që shqiptarët të na vrasin. Ata vranë aksidentalisht grekun se donin të më vrisnin mua. Por Zoti më ka shpëtuar tani për tani, por çfarë do të ndodhë nesër? E vranë në qeli Bardhyl Tushën. Pse drejtësia greke nuk thotë se kush e vrau? A e vrava edhe unë?

Këtu po vrasin njëri pas tjetrit, pasi vranë aksidentalisht Arbër Bakon, kujtuan se isha unë. Unë paguaj për atë që kam bërë, por nuk duhet të paguaj për atë që nuk kam bërë. Dua që drejtësia të kryqëzojë faktet për akuzën e vrasjes, ndërkohë që nuk kam avokat edhe pse javën tjetër kam gjyq”, thuhet në video mesazhin e tij në 2019.

Si u vra Edmond Papa?
49-vjeçari Edmond Papa, u ekzekutua në 16 dhjetor rreth orës 16:30 në zonën e Selitës në Tiranë, teksa ishte në një lokal aty pranë, në rrugën "Fadil Bodinaku". 49-vjeçari u dërgua në spital, por nuk arriti që t’u mbijetonte plagëve të marra. Në momentet që është afruar në ambientet e jashtme të lokalit Papa ka reaguar dhe ka qëlluar në drejtim të tij me mjetet që ka pasur përpara, tavëll duhani dhe të tjera. Në këtë moment autori ka qëlluar me plumba pistolete 9 herë dhe menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes po në këmbë. Ka dyshime se është ndihmuar nga persona të tjerë për t'u larguar, por akoma nuk ka asnjë të dyshuar. Papa kishte ardhur nga Saranda në Tiranë mesditën e së premtes bashkë me nënën e tij, të cilën do ta dërgonte te mjeku për ta vizituar pasi ishte e sëmurë. 49-vjeçari njihej në Sarandë me mbiemrin Hoxha, të cilin e kishte ndryshuar në kur kishte shkuar në Greqi në Papa. Edmond Papa ishte me precedent në Greqi, i dënuar për trafik droge si dhe i skeduar më parë në Britani të Madhe. Sipas burimeve, ai kishte pak kohë që kishte ardhur në Shqipëri. Për ngjarjen ka dy pista hetimesh, konflikte të mundshme në Greqi dhe konflikte për pronën. Viktima ishte pronar i hotel ‘Blue Sky’ në Sarandë.

1672071445_edmondpapa.png

Edmond Papa

 

Vrasja e dyfishtë në Athinë
Dy viktima dhe një e plagosur ka qenë bilanci i një atentati mafioz i ndodhur në Athinë, 2 ditë pas vrasjes së Edmond Papës. Viktima mbetën 41-vjeçari Kreshnik Çerçizaj dhe 44-vjeçarin Armando Organaja. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 18 dhjetorit në një zonë mjaft të populluar të Athinës. Dy miqtë, Kreshniku dhe Armando ishin në lokal në momentin kur autori i maskuar me maskë kirurgjikale dhe kapuç të zi qëlloi me breshëri plumbash në mes të lokalit. Për pasojë Kreshnik Çerçizaj mori dy plumba në kokë dhe vdiq në vend ndërsa Armando Organaja mori një plumb në gjoks, por me të mbërritur në spital nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve të marra. 

1672080239_ArmandoOrganja.jpeg

Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organaja 

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy