Firmosen 15 urdhërarreste për 'Inceneratorin e Tiranës'! Ekzekutohen 6 'arreste në burg', 6 ‘arrest shtëpie’, 3 në kërkim! Klodian Zoto e Mirel Mërtiri përfituan 409 mln lekë me fatura false

TIRANË-   Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK ka firmosur 15 udhër-arreste në vazhdim të hetimit të nisur tre vite më parë për kontratën e koncesionit "Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzistuese, Tiranë”, lidhur midis Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë tregtare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, me vlerën e investimit të parashikuar nga shoqëria koncesionare në shumën 128,248,330 (njëqind e njëzet e tetë milion e dyqind e dyzetë e tetë mijë, e treqind e tridhjetë) Euro, pa TVSH, firmosur më 31 gusht 2017.

Nga 15 urdhërarreste të firmosura më 7 dhjetor 2023, 12 u ekzekutuan një ditë më pas mbrëmjen e 8 dhjetorit 2023. Ndërsa 3 persona, mes të cilëve Mirel Mërtiri e Klodian Zoto, të konsideruar dhe kokat e aferës, janë ende në kërkim ndërkombëtar.

Report Tv mëson se është arrestuar Namik Simixhiu, me detyrë drejtor i Pastrimit te mbetjeve urbane Bashkia e Tiranes, Bledar Karoli, punonjës i ministrisë së Mjedisit dhe Jetmir Llapaj, punonjësit e Qendrës Kombëtare të Biznesit ndërsa është vetëdorëzuar Taulant Tushe, drejtor i Punëve Publike - Bashkia e Tiranes.

Në burg i është komunikuar masa ‘arrest me burg’ ish ministrit Lefter Koka dhe Alqi Bllakos ish deputeti i PS-së dhe sekretar i përgjithshëm i ministrisë së Mjedisit në kohën kur u firmos kontrata. Të dy vuajnë dënimin pasi u shpallën fajtor në dhënien me koncesion të inceneratorit të Fierit dhe të Elbasanit.

Iu është komunikuar masa 'arrest shtëpie' për, Pëllumb Abeshin, Alba Thomain,Valbona Ballgjinin, Sidita Koplikun, Etleva Kondin dhe Sidita Tolën që kanë qenë anëtarë të komisionit të dhënies së koncensionit.

Sakaq urdhër-arresti është firmosur edhe për Mirel Mërtirin e Klodian Zoto, që të dy në kërkim ndërkombëtar edhe për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit. Në kërkim është edhe Erjon Murataj, me detyrë - anëtarë i Komisionit të dhënies së koncesionit -  i cili ndodhet jashtë vendit.

Konkretisht, SPAK hetoi kontratën e koncesionit të 31 gushtit 2017 e lidhur midis Ministrisë së Mjedisit, që në atë kohë drejtohej nga Lefter Koka, dhe shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV”,  ne pronar “de facto” Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Për këta të dy, SPAK ka provuar se janë pronarë “de facto” edhe të shoqërisë mëmë të saj, të themeluar në Holandë, “Integrated Energy B.V”, ndryshuar më pas me emrin “Geogenix B.V”.

"Nga hetimi kanë rezultuar prova se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë përdorur persona dhe shoqëri të tjera për të fshehur gjurmët si pronarët e vërtetë të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, të cilët janë edhe personat përfitues real të kësaj kontrate koncesionare.

Është evidentuar fakti se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, janë personat që kanë udhëzuar dhe kanë marrë vendimet në lidhje me shoqërinë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k dhe shoqërinë mëmë në Holandë, me emrin e mëparshëm “Integrated Energy B.V”, aktualisht “Geogenix B.V”, që përkon nga momenti i themelimit të këtyre shoqërive e në vijimësi" informoi sot SPAK.

SPAK zbulon dhe vlerën e milonave lekë që Zoto dhe Mërtiri kanë përfituar në sajë të faturave tatimore të falsifikuara deri në këtë fazë hetimi.

Nga aktet e administruara deri në këtë fazë të hetimeve, rezulton se shtetasi Klodian Zoto, në bashkëpunim me shtetasin Mirel Mërtiri, kanë përfituar në sajë të faturave tatimore të falsifikuara, vlerën monetare 409,428,000 (katërqind e nëntë milion e katërqind e njëzet e tetë mijë) lekë, ku shtetasi Klodian Zoto është paraqitur dhe ka deklaruar fatura të falsifikuara për punime të kryera nëpërmjet shoqërisë tjetër të tij, “Integrated Energy Services” sh.p.k, si nënkontraktor i shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k. Në kohën e lëshimit të këtyre faturave të falsifikuara, provohet se aksionerë “de facto” kanë qenë shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

SPAK zbulon se këto para u tërhoqën cash dhe janë transferuar në mënyra të ndryshme jashtë vendit.

"Një pjesë e madhe e këtyre vlerave monetare të siguruara në sajë të mashtrimit, janë tërhequr në cash dhe janë transferuar në mënyra të ndryshme jashtë vendit nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, që përbëjnë edhe produkt të veprës penale"

SPAK zbulon dhe veprimet e kundraligjshme që janë kryer gjatë procedurës së dhënies së koncesionit, si dhe në gjatë fazës së zbatimit të kontratës. 

Sipas Prokurorisë së Posaçme, 7 anëtarë të komisionit të dhënies së koncensionit  Valbona Ballgjini, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Sidita Temali, Etleva Kondi, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, propozuan dhe përgatitën pr/vendimin për ta dërguar në Këshillin e Ministrave të dhënies së bonusit prej 8 % të pikëve totale të garës shoqërisë Integrated Energy BV” pa hartuar një raport përmbledhës, dhe pa u sqaruar ende kostot e projektit”.

Shoqëria, thotë SPAK, ka qenë në dijeni të rrethanave konkurruese që përpara se të shpallej procedura e dhënies së koncesionit. Kjo ka ndodhur në saj të ndihmës së dhënë nga vetë funksionarët e Ministrisë së Mjedisit, nga ministri Lefter Koka,sekretari i përgjithshëm Alqi Bllako, tek Alba Thoma, Bledar Karoli, si dhe nga anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit. Gjithashtu  shoqëria propozuese “Integrated Energy BV” është pajisur me dokumentacionin e nevojshëm që duhej të dorëzonte në Ministrinë e Mjedisit para dhe gjatë procedurës koncesionare,me qëllim shpalljen fitues të kësaj shoqërie.

SPAK thotë se dokumentet standarde të koncensionit nuk janë hartuar nga anëtarët e komisionit, por nga vetë punonjës të shoqërisë së Klodian Zotos të cilat më tej janë hedhur në sistemin e prokurimit publik nga Kryetarja e Komisionit të dhënies së koncesionit.

"Rezulton se Dokumentet Standarte të Procedurës së Koncesionit janë hartuar nga punonjësit e shtetasit Klodian Zoto, pronar i shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k, pjesëmarrëse në këtë procedurë koncesioni si aksioner i shoqërisë holandeze “Integrated Energy BV”, i cili ua ka dërguar më pas punonjësve të Ministrisë së Mjedisit' thuhet në dosjen e SPAK

Gjithashtu sipas hetimeve anëtarët e komisionit të dhënies së koncensionit se i kanë përllogaritur kostot nga studimi i fizibilitetit të shoqërisë propozuese “Integrated Energy BV”, pa kryer asnjë verifikim në lidhje me vërtetësinë e tyre.

“Rezultojnë të dhëna fiktive të vendosura në studimin e fizibilitetit, të cilët kanë rritur fiktivisht tarifën e depozitimit të mbetjeve nga Njësitë e Qeverisjeve Vendore, 29 Euro/ton.Komisioni nuk ka përfshirë të ardhurat që do të përfitonte shoqëria koncesionare nga palët e treta për depozitimin e mbetjeve inerte, që nëse do të ishte llogaritur si zë të ardhurash në studimin e fizibilitetit, do të ishte ulur pjesa e mbulimit që do të kryhej nga shteti. – thekson SPAK

Ndërsa ish ministri i Mjedisit Lefter Koka akuzohet për shpërdorim detyre, ish sekretari i përgjithshëm Alqi Bllako akuzohet për korrupsion pasiv. Sipas SPAK për ndihmën e tij Alqi Bllako ka përfituar 119,755 Euro, nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri të cilët i kanë dhënë me blerjen e një makinerie për fabrikën e birrës në emër të të atit. Po kështu nën cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, i ka kërkuar Klodian Zotos të fuste fiktivisht në listpagesën e shoqërisë  “Integrated Technology Services” sh.p.k.Vladimir Bezhanin, atëherë Këshilltar i jashtëm i Ministrit të Mjedisit në këmbim të këtij favorizimit që do jepte gjatë procedurës së dhënies së koncesionit  Bezhani.  Bezhani është paguar me pagë mujore dhe sipas SPAK ka marrë 7,520,000 (shtatë milion e pesëqind e njëzet mijë) lekë.

Konkretisht është caktuar masa e sigurisë 'arrest me burg' për:
1- Lefter Koka, ish-ministër i Mjedisit,- 'Arrest me burg'- Akuzohet për 'Shpërdorim detyre' Masa iu komunikua në burg
2- Alqi Bllako, ish sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, - Akuzohet për 'Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë të shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë'
Masa iu komunikua në burg
3- Mirel Mërtiri, pronari i Albteckenergy - Në kërkim - Akuzohet për 'Mashtrim' e 'Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale'
4- Klodian Zoto, administrator i kompanisë koncensionare, - Në kërkim - Akuzohet për  'Mashtrim'
5- Erjon Murataj, anëtar i Komisioni Prokurimit për Inceneratorin e Tiranës,- Në kërkim -  Akuzohet për 'Shpërdorim detyre'
6- Bledar Karoli, ish-zyrtar i Ministrisë së Energjisë, arrestuar- Akuzohet për 'Shpërdorim detyre'
7- Taulant Tusha drejtor i Infrastrukturës në Bashkinë e Tiranës, i vetëdorëzuar- Akuzohet për 'Shpërdorim detyre'
8- Namik Simixhiu, Ish anëtar i  Komisioni Prokurimit Inceneratorit të Tiranës, arrestuar- Akuzohet për 'Shpërdorim detyre'
9- Jetmir Llapaj punonjësit e Qendrës Kombëtare të Biznesit, arrestuar- Akuzohet për 'Shpërdorim detyre'
Iu është komunikuar masa 'Arrest shtëpie':
10- Pëllumb Abeshi, ish-zyrtari i ministrisë së Mjedisit, i komunikohet masa 'arrest shtëpie',- Akuzohet për 'Shpërdorim detyre'
11- Alba Thoma, ish-Drejtoresha Juridike e Ministrisë së Mjedisit, - Akuzohet për 'Shpërdorim detyre'
12- Valbona Ballgjini, anëtare e Komisionit të dhënies së koncesionit,- Akuzohet për 'Shpërdorim detyre'
13- Sidita Temali, anëtare e komisionit të dhënies së koncesionit, - Akuzohet për 'Shpërdorim detyre'
14- Etleva Kondi, anëtare e komisionit të dhënies së koncesionit, - Akuzohet për 'Shpërdorim detyre'
15- Silena Tola, punonjëse e Qendrës Kombëtare të Biznesit,- Akuzohet për 'Shpërdorim detyre'.

Procedimi penal mban nr.255 të vitit 2020 dhe ka për objekt të hetimit veprimet e kryera për kontratën e koncesionit nr.6597 prot, datë 31.08.2017, “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzistuese, Tiranë”, lidhur midis Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë tregtare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, me vlerën e investimit të parashikuar nga shoqëria koncesionare në shumën 128,248,330 (njëqind e njëzet e tetë milion e dyqind e dyzetë e tetë mijë, e treqind e tridhjetë) Euro, pa TVSH

Hetimet për inceneratorin e Tiranës kanë nisur në kuadër të procedimit penal nr.255 të vitit 2020, për veprat penale të “Mashtrim me pasoja të rënda”  në bashkëpunim, “Shpërdorim i  detyrës”, “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë dhe "pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale". 

Kujtojmë së më 1 gusht, Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK firmosi vendosjen e sekuestros preventive ndaj kompanisë “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k”, që është kompania koncesionare e inceneratorit të Tiranës si dhe të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të kësaj kompanie.

Sakaq më 25 shtator u dha vendimi për inceneratorin e Fierit. Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg, ndërkohë ish-sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit Alqi Bllako do të vuajë 2 vite e 8 muaj burg për aferën e inceneratorit të Fierit. Ndërsa për inceneratorin e Elbasanit, GJKKO tha vendimin më 5 tetor, duke dënuar ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka me 5 vjet e 8 muaj burg për korrupsion e shpërdorim detyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:08
Përbërja e komisionit që dha koncesionin për inceneratorin e Tiranës  

1702114948_finalprojekt.00475806.Still101.jpg

Anëtarët e komisionit të dhënies së koncensionit, me përfaqësues nga Ministria e Mjedisit, Ministria e Ekonomisë dhe Financave, Ministria e Energjisë dhe industrisë dhe bashkia e Tiranës, akuzohen për shpërdorim detyre në bashkëpunim, njëjtë edhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka. Prej tyre, në kërkim është vetëm anëtari Erjon Murataj, gratë janë në masë arresti shtëpiak, ndërsa burrat, arrest me burg,

Anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit
1-Valbona Ballgjini, Drejtoreshë në Ministrinë e Mjedisit
2-Pëllumb Abeshi, Ministria e Mjedisit
3-Erjon Murataj, specialist agjencia e Trajtimit të Koncesioneve, në varësi të ministrisë së Financave
4-Sidita Temali, specialist agjencia e Trajtimit të Koncesioneve
5-Etleva Kondi, Drejtore, ministria e Energjisë dhe industrisë
6-Taulant Tusha, drejtor i Punëve Publike - Bashkia e Tiranes
7-Namik Simixhiu, drejtor i Pastrimit te mbetjeve urbane Bashkia e Tiranes
Ora 13:12
Koncensioni për inceneratorin e Tiranës, Emrat kush e favorizoi “Integrated Energy BV”dhe përgatiti pr/vendimin për në Këshillin e Ministrave për dhënien e bonusit 8% në garë

1698761558_spak.jpeg

Në dosjen e SPAK zbulohet se anëtarët e e komisionit të dhënies së koncesionit propozuan dhe përgatitën pr/vendimin për ta dërguar në Këshillin e Ministrave të dhënies së bonusit prej 8 % të pikëve totale të garës shoqërisë Integrated Energy BV” pa hartuar një raport përmbledhës.

Në lidhje me propozimin për dhënien e bonusit shoqërisë propozuese “Integrated Energy BV”, anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit, të përbërë nga shtetasit Valbona Ballgjini, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Sidita Temali, Etleva Kondi, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, në bashkëpunim me shtetasit Lefter Koka në cilësinë e Ministrit të Mjedisit, Alqi Bllako në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alba Thoma Drejtoreshë e Drejtorisë Juridike të Ministrisë së Mjedisit dhe shtetasi Bledar Karoli, Përgjegjës i Sektorit të Prokurimeve në Ministrinë e Mjedisit, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin nr.125/2103 “Për koncesionet dhe partneritetin publik pritvat”, i ndryshuar, dhe VKM nr. 575, datë 10.07.2013, “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat”, e ndryshuar.

Anëtarët e komisionit kanë propozuar dhënien e bonusit, pa hartuar një raport përmbledhës, si dhe kur është bërë propozimi për dhënien e bonusit, komisioni i dhënies së koncesionit ende nuk kishte sqaruar kostot e projektit. Zyrtarët e mësipërm të Ministrisë së Mjedisit kanë qënë personat përgjegjës që kanë përgatitur dhe dërguar më pas projektvendimin në Këshillin e Ministrave, për dhënien e bonusit prej 8 % të pikëve totale të garës shoqërisë propozuese.

Ora 13:11
Hetimet për inceneratorin e Tiranës, SPAK zbulon këshilltarin 'urë lidhëse' mes Ministrisë së Mjedisit dhe “Integrated Technology Services”! Bezhani mori 7.5 mln lekë pagë si i punësuar fiktiv

1702114948_finalprojekt.00475806.Still101.jpg

Sipas SPAK Alqi Bllako i ka propozuar nën cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, i ka kërkuar Klodian Zotos dhënie përfitimi të parregullt edhe për Vladimir Bezhanin, atëherë Këshilltar i jashtëm i Ministrit të Mjedisit duke e punësuar fiktivisht atë në shoqërinë  “Integrated Technology Services” sh.p.k.

SPAK zbulon se Vladimir Bezhani si këshilltar i Jashtëm i Ministrit të Mjedisit ka qenë ura lidhëse në lidhje me procedurën e dhënies së koncesionit, për të siguruar nga Autoriteti Kontraktor dokumentacionin e kërkuar në lidhje me procedurën e dhënies së koncesionit, me qëllim vënien më pas të këtij dokumentacioni në dispozicion të shtetasit Klodian Zoto, që ka shërbyer për të plotësuar dokumentacionin e nevojshëm dhe për t’u shpallur fitues shoqëria propozuese “Integrated Energy BV”.

SPAK thotë se në këmbim të këtij favorizimi gjatë procedurës së dhënies së koncesionit  Bezhani ka marrë 7,520,000 (shtatë milion e pesëqind e njëzet mijë) lekë.

"Po ashtu, rezulton se shtetasi Alqi Bllako, nën cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, i ka kërkuar /propozuar shtetasit Klodian Zoto dhënien e përfitimit të parregullt për shtetasin Vladimir Bezhani, gjatë kohës që ky i fundit ishte Këshilltar i jashtëm i Ministrit të Mjedisit, duke e punësuar atë fiktivisht tek shoqëria e shtetasit Klodian Zoto, “Integrated Technology Services” sh.p.k, kjo me qëllim favorizimin e shoqërisë koncesionare “Integrated Energy BV”, gjatë procedurës së dhënies së koncesionit, në përbërje të së cilës ka qënë aksionere edhe shoqëria e shtetasit Klodian Zoto, “Integrated Technology Services” sh.p.k. Shtetasi Vladimir Bezhani ka marrë përfitimin e parregullt në sajë të pagës së dhënë nga shoqëria e shtetasit Klodian Zoto, në shumën prej 7,520,000 (shtatë milion e pesëqind e njëzet mijë) lekë.

Rezulton se gjatë kohës që shtetasi Vladimir Bezhani ka shërbyer si Këshilltar i Jashtëm i Ministrit të Mjedisit në lidhje me procedurën e dhënies së koncesionit, ai ka shërbyer si “urë lidhëse” për të siguruar nga Autoriteti Kontraktor dokumentacionin e kërkuar në lidhje me procedurën e dhënies së koncesionit, me qëllim vënien më pas të këtij dokumentacioni në dispozicion të shtetasit Klodian Zoto, që ka shërbyer për të plotësuar dokumentacionin e nevojshëm dhe për t’u shpallur fitues shoqëria propozuese “Integrated Energy BV" thuhet në SPAK

Ora 13:00
Inceneratori i Tiranës, SPAK akuzon Alqi Bllakon për korrupsion pasiv: Favorizoi Klodian Zoton e Mirel Mërtirin, në këmbim i blenë makinerinë 120 mijë euro për gazimin e pijeve

1685607682_finalprojekt.00563911.Still041.jpg

Foto: Alqi Bllako

SPAK akuzon ish deputetin socialist, Alqi Bllako i cili në atë kohë ka qenë në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm e akuzon për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë të shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dy herë, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

Sipas SPAK Alqi Bllako ka përfituar nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri gati 120 mijë euro me qëllim favorizimin “Integrated Energy BV”, gjatë procedurës së dhënies së koncesionit. Shpërblimi është marrë përmes blerjes së një makinerie për mbushjen vulosjen e etiketimin e shisheve.

Rezulton se shtetasi Alqi Bllako, nën cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm, në mënyrë indirekte, ka përfituar në mënyrë të parregullt nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, vlerën monetare prej 119,755 Euro, me qëllim favorizimin gjatë procedurës së dhënies së koncesionit, shoqërinë koncesionare “Integrated Energy BV”, në përbërje të së cilës ka qënë aksionere edhe shoqëria e shtetasit Klodian Zoto, “Integrated Technology Services” sh.p.k. Këtë përfitim të parregullt shtetasi Alqi Bllako e ka siguruar nga shtetasi Klodian Zoto nëpërmjet pagesës për pajisjen “Makineri për mbushjen, mbylljen, vulosjen apo etiketimin e shisheve, makineri për gazimin e pijeve”, me vlerë 119,755 Euro. Kjo pajisje ka shërbyer për aktivitetin tregtar të shoqërisë së babait të tij, Edmond Bllako, operatorin ekonomik “Edmond Bllako” Person Fizik, e cila ka pasur si fushë veprimtarie prodhimin dhe tregtimin e birrës në qytetin Ersekës. Kjo pajisje rezulton të jetë blerë pas kërkesës së bërë nga vetë shtetasi Alqi Bllako, me porosi të shtetasit Klodian Zoto, bërë nëpërmjet shoqërisë së bashkëshortes së tij, Ilza Zoto,“Artemis Farm” sh.p.k.

Ndaj tij GJKKO më 7 dhjetor ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg

Ora 12:46
Inceneratori i Tiranës, ja veprimi që kreu Lefter Koka për të cilën e akuzon SPAK

SPAK akuzon Lefter Kokën për shpërdorim detyre në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248, 25 të Kodit Penal, në dosjen e hetimit të inceneratorit të Tiranës.

"Nga ana e titullarit të Autoritetit Kontraktor, Ish Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, është miratuar vazhdimi i procedurës së dhënies së koncesionit, pa patur dokumentacion shoqërues të hartimit të Dokumenteve Standarte të Koncesionit nga ana e Komisionit"

Më 7 dhjetor 2023 GJKKO caktoi masën e sigurimit “arrest në burg”. Aktualisht Lefter Koka ndodhet në burg pasi po vuan dënimin e dhënë për rolin e tij në inceneratorin e Fierit dhe të Elbasanit.

Ora 12:31
Hetimet për inceneratori i Tiranës, SPAK: Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri përfituan 409 milionë lekë! Shumica u mor cash dhe ikën jashtë

1702122243_page.jpg

Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri

SPAK akuzon Klodian Zoton dh Mirel Mërtirin se kanë përdorur persona dhe shoqëri të tjera për të fshehur gjurmët si pronarët e vërtetë të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, të cilët janë edhe personat përfitues real të kësaj kontrate koncesionare.

Sipas SPAK

Është evidentuar fakti se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, janë personat që kanë udhëzuar dhe kanë marrë vendimet në lidhje me shoqërinë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k dhe shoqërinë mëmë në Holandë, me emrin e mëparshëm “Integrated Energy B.V”, aktualisht “Geogenix B.V”, që përkon nga momenti i themelimit të këtyre shoqërive e në vijimësi.”

"Nga aktet e administruara deri në këtë fazë të hetimeve, rezulton se shtetasi Klodian Zoto, në bashkëpunim me shtetasin Mirel Mërtiri, kanë përfituar në sajë të faturave tatimore të falsifikuara, vlerën monetare 409,428,000 (katërqind e nëntë milion e katërqind e njëzet e tetë mijë) lekë, ku shtetasi Klodian Zoto është paraqitur dhe ka deklaruar fatura të falsifikuara për punime të kryera nëpërmjet shoqërisë tjetër të tij, “Integrated Energy Services” sh.p.k, si nënkontraktor i shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k. Në kohën e lëshimit të këtyre faturave të falsifikuara, provohet se aksionerë “de facto” kanë qenë shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Një pjesë e madhe e këtyre vlerave monetare të siguruara në sajë të mashtrimit, janë tërhequr në cash dhe janë transferuar në mënyra të ndryshme jashtë vendit nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, që përbëjnë edhe produkt të veprës penale" informoi sot SPAK 

Ora 12:19
Hetimi për inceneratorin e Tiranës, SPAK jep njoftimin zyrtar: 7 shkeljet dhe pse akuzohen

1700493362_spakhetonpartizanin.JPG

SPAK publikon njoftimin zyrtar lidhur me hetime për procedimin penal nr.255 të vitit 2020, që ka për objekt të hetimit veprimet e kryera për kontratën e koncesionit nr.6597 prot, datë 31.08.2017, “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzistuese, Tiranë”, lidhur midis Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë tregtare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, me vlerën e investimit të parashikuar nga shoqëria koncesionare në shumën 128,248,330 (njëqind e njëzet e tetë milion e dyqind e dyzetë e tetë mijë, e treqind e tridhjetë) Euro, pa TVSH.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare SPAK rendit dhe 7 shkeljet që janë rezultuar gjatë procedurës së dhënies së koncesionit, si dhe në gjatë fazës së zbatimit të kontratës koncesionare

Nga veprimet hetimore të kryera për këtë procedim penal ka rezultuar se gjatë procedurës së dhënies së koncesionit, si dhe në gjatë fazës së zbatimit të kontratës koncesionare, janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, që përbëjnë vepra penale, në lidhje me faktet dhe rrethanat si më poshtë:

 

Së pari, në lidhje me propozimin për dhënien e bonusit shoqërisë propozuese “Integrated Energy BV”, anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit, të përbërë nga shtetasit Valbona Ballgjini, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Sidita Temali, Etleva Kondi, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, në bashkëpunim me shtetasit Lefter Koka në cilësinë e Ministrit të Mjedisit, Alqi Bllako në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alba Thoma Drejtoreshë e Drejtorisë Juridike të Ministrisë së Mjedisit dhe shtetasi Bledar Karoli, Përgjegjës i Sektorit të Prokurimeve në Ministrinë e Mjedisit, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin nr.125/2103 “Për koncesionet dhe partneritetin publik pritvat”, i ndryshuar, dhe VKM nr. 575, datë 10.07.2013, “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat”, e ndryshuar.

Anëtarët e komisionit kanë propozuar dhënien e bonusit, pa hartuar një raport përmbledhës, si dhe kur është bërë propozimi për dhënien e bonusit, komisioni i dhënies së koncesionit ende nuk kishte sqaruar kostot e projektit. Zyrtarët e mësipërm të Ministrisë së Mjedisit kanë qënë personat përgjegjës që kanë përgatitur dhe dërguar më pas projektvendimin në Këshillin e Ministrave, për dhënien e bonusit prej 8 % të pikëve totale të garës shoqërisë propozuese.

Së dyti, në lidhje me procedurën e dhënies së koncesionit me objekt: “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzituese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike”, rezulton se shoqëria propozuese “Integrated Energy BV”, në përbërje të së cilës është aksionere edhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k në pronësi të shtetasit Klodian Zoto, ka qenë në dijeni të rrethanave konkuruese që përpara se të shpallej procedura e dhënies së koncesionit.

Kjo ka ndodhur në sajë të ndihmës së dhënë nga vetë funksionarët e Ministrisë së Mjedisit, shtetasi Lefter Koka, shtetasi Alqi Bllako, shtetasja Alba Thoma, shtetasi Bledar Karoli, si dhe nga anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit, shtetasit Valbona Ballgjini, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Sidita Temali, Etleva Kondi, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, ku shoqëria propozuese “Integrated Energy BV” është pajisur me dokumentacionin e nevojshëm që duhej të dorëzonte në Ministrinë e Mjedisit para dhe gjatë procedurës koncesionare,me qëllim shpalljen fitues të kësaj shoqërie.

Së treti, në lidhje me hartimin dhe miratimin e Dokumenteve Standarte të Koncesionit, anëtarët e Komisionit të dhënies së koncesionit, shtetasit Valbona Ballgjini, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Sidita Temali, Etleva Kondi, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, në bashkëpunim me titullarin e Autoritetit Kontraktor, shtetasin Lefter Koka, Ish Ministër i Mjedisit, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik pritvat”, i ndryshuar, si dhe VKM nr. 575, datë 10.07.2013, “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion,partneritet publik privat”, i ndryshuar.

Dokumentet Standarte të Koncesionit nuk rezultojnë të jenë hartuar dhe miratuar nga anëtarët e komisionit, në kohën që këto dokumente janë ngarkuar në Sistemin e Prokurimit Elektronik, pasi rezulton se nga ana e komisionit nuk është mbajtur mbledhje apo procesverbal për hartimin e Dokumenteve Standarte të Koncesionit.

Rezulton se Dokumentet Standarte të Procedurës së Koncesionit janë hartuar nga punonjësit e shtetasit Klodian Zoto, pronar i shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k, pjesëmarrëse në këtë procedurë koncesioni si aksioner i shoqërisë holandeze “Integrated Energy BV”, i cili ua ka dërguar më pas punonjësve të Ministrisë së Mjedisit, shtetasve Alba Thoma dhe Bledar Karoli. Në këtë kohë, këto dy shtetas kanë shërbyer si “urë lidhëse” ndërmjet Autoritetit Kontraktor, Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë së shtetasit Klodian Zoto. Më pas shtetasi Bledar Karoli, këto dokumente i ka nisur në drejtim të përfaqësuesve të shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k. Pasi janë bërë komentet nga ana e përfaqësuesve të shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k, mbi Dokumentet Standarte të Procedurës, është bërë ngarkimi i dokumenteve në sistemin e prokurimit elektronik nga shtetasja Valbona Ballgjini, Kryetare e Komisionit të dhënies së koncesionit, njëkohësisht me detyrë Drejtoreshë e Përgjithshme e Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë e Mjedisit.

Nga ana e titullarit të Autoritetit Kontraktor, Ish Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, është miratuar vazhdimi i procedurës së dhënies së koncesionit, pa patur dokumentacion shoqërues të hartimit të Dokumenteve Standarte të Koncesionit nga ana e Komisionit.

Së katërti, në lidhje me studimin e fizibilitetit, anëtarët e Komisionit të dhënies së koncesionit, shtetasit Valbona Ballgjini, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Sidita Temali, Etleva Kondi, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik pritvat”, si dhe në kundërshtim me VKM nr. 575, datë 10.07.2013, “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat”, i ndryshuar, përsa i përket përllogaritjeve të kostove në studimin e fizibilitetit, duke i marrë kostot nga studimi i fizibilitetit të shoqërisë propozuese “Integrated Energy BV”, pa kryer asnjë verifikim në lidhje me vërtetësinë e tyre.

Nga aktet e administruara rezultojnë të dhëna fiktive të vendosura në studimin e fizibilitetit, të cilët kanë rritur fiktivisht tarifën e depozitimit të mbetjeve nga Njësitë e Qeverisjeve Vendore, 29 Euro/ton.

Në studimin e fizibilitetit të përgatitur nga Komisioni i dhënies së koncesionit, nuk janë marrë në konsideratë të gjitha të ardhurat reale që do të përfitonte shoqëria koncesionare. Këto të ardhura, të cilat nuk janë përfshirë, ndikojnë negativisht në buxhetin e shtetit, pasi nëse do të ishin përllogaritur, atëherë vlera e tarifës që do të duhej të paguanin Njësitë e Qeverisjes Vendore, do të ishte më e ulët.

Komisioni i dhënies së koncesionit nuk ka bërë përfshirjen e të ardhurave që do të përfitonte shoqëria koncesionare nga palët e treta për depozitimin e mbetjeve inerte, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit. Nëse do të ishin përllogaritur të ardhurat që shoqëria koncesionare do të përfitonte nga palët e treta, si zë të ardhurash në studimin e fizibilitetit, atëherë do të ishte ulur pjesa e mbulimit që do të kryhej nga shteti.

Së pesti, rezulton se shtetasi Alqi Bllako, nën cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm, në mënyrë indirekte, ka përfituar në mënyrë të parregullt nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, vlerën monetare prej 119,755 Euro, me qëllim favorizimin gjatë procedurës së dhënies së koncesionit, shoqërinë koncesionare “Integrated Energy BV”, në përbërje të së cilës ka qënë aksionere edhe shoqëria e shtetasit Klodian Zoto, “Integrated Technology Services” sh.p.k. Këtë përfitim të parregullt shtetasi Alqi Bllako e ka siguruar nga shtetasi Klodian Zoto nëpërmjet pagesës për pajisjen “Makineri për mbushjen, mbylljen, vulosjen apo etiketimin e shisheve, makineri për gazimin e pijeve”, me vlerë 119,755 Euro. Kjo pajisje ka shërbyer për aktivitetin tregtar të shoqërisë së babait të tij, Edmond Bllako, operatorin ekonomik “Edmond Bllako” Person Fizik, e cila ka pasur si fushë veprimtarie prodhimin dhe tregtimin e birrës në qytetin Ersekës. Kjo pajisje rezulton të jetë blerë pas kërkesës së bërë nga vetë shtetasi Alqi Bllako, me porosi të shtetasit Klodian Zoto, bërë nëpërmjet shoqërisë së bashkëshortes së tij, Ilza Zoto,“Artemis Farm” sh.p.k.

Po ashtu, rezulton se shtetasi Alqi Bllako, nën cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, i ka kërkuar /propozuar shtetasit Klodian Zoto dhënien e përfitimit të parregullt për shtetasin Vladimir Bezhani, gjatë kohës që ky i fundit ishte Këshilltar i jashtëm i Ministrit të Mjedisit, duke e punësuar atë fiktivisht tek shoqëria e shtetasit Klodian Zoto, “Integrated Technology Services” sh.p.k, kjo me qëllim favorizimin e shoqërisë koncesionare “Integrated Energy BV”, gjatë procedurës së dhënies së koncesionit, në përbërje të së cilës ka qënë aksionere edhe shoqëria e shtetasit Klodian Zoto, “Integrated Technology Services” sh.p.k. Shtetasi Vladimir Bezhani ka marrë përfitimin e parregullt në sajë të pagës së dhënë nga shoqëria e shtetasit Klodian Zoto, në shumën prej 7,520,000 (shtatë milion e pesëqind e njëzet mijë) lekë.

Rezulton se gjatë kohës që shtetasi Vladimir Bezhani ka shërbyer si Këshilltar i Jashtëm i Ministrit të Mjedisit në lidhje me procedurën e dhënies së koncesionit, ai ka shërbyer si “urë lidhëse” për të siguruar nga Autoriteti Kontraktor dokumentacionin e kërkuar në lidhje me procedurën e dhënies së koncesionit, me qëllim vënien më pas të këtij dokumentacioni në dispozicion të shtetasit Klodian Zoto, që ka shërbyer për të plotësuar dokumentacionin e nevojshëm dhe për t’u shpallur fitues shoqëria propozuese “Integrated Energy BV”.

Së gjashti, në lidhje me kontratën e koncesionit nr. 6597 prot, datë 31.08.2017, “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzistuese, Tiranë”, lidhur mes Autoritetit Kontraktor, Ministria e Mjedisit dhe shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k,, me kosto të investimit të parashikuar nga shoqëria koncesionare në vlerën 128,248,330 Euro (njëqind e njëzet e tetë milion e dyqind e dyzetë e tetë mijë, e treqind e tridhjetë) pa TVSH, ka rezultuar se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila ka fituar kontratën koncesionare “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzistuese, Tiranë”, si dhe janë pronarët “de facto” të shoqërisë mëmë të sajë, të themeluar në Holandë, “Integrated Energy B.V”, ndryshuar më pas me emrin “Geogenix B.V”.

Nga hetimi kanë rezultuar prova se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë përdorur persona dhe shoqëri të tjera për të fshehur gjurmët si pronarët e vërtetë të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, të cilët janë edhe personat përfitues real të kësaj kontrate koncesionare.

Është evidentuar fakti se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, janë personat që kanë udhëzuar dhe kanë marrë vendimet në lidhje me shoqërinë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k dhe shoqërinë mëmë në Holandë, me emrin e mëparshëm “Integrated Energy B.V”, aktualisht “Geogenix B.V”, që përkon nga momenti i themelimit të këtyre shoqërive e në vijimësi.

Nga aktet e administruara deri në këtë fazë të hetimeve, rezulton se shtetasi Klodian Zoto, në bashkëpunim me shtetasin Mirel Mërtiri, kanë përfituar në sajë të faturave tatimore të falsifikuara, vlerën monetare 409,428,000 (katërqind e nëntë milion e katërqind e njëzet e tetë mijë) lekë, ku shtetasi Klodian Zoto është paraqitur dhe ka deklaruar fatura të falsifikuara për punime të kryera nëpërmjet shoqërisë tjetër të tij, “Integrated Energy Services” sh.p.k, si nënkontraktor i shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k. Në kohën e lëshimit të këtyre faturave të falsifikuara, provohet se aksionerë “de facto” kanë qenë shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Një pjesë e madhe e këtyre vlerave monetare të siguruara në sajë të mashtrimit, janë tërhequr në cash dhe janë transferuar në mënyra të ndryshme jashtë vendit nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, që përbëjnë edhe produkt të veprës penale.

Gjatë hetimit është evidentuar fakti se shtetasit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, si akisonerët “de facto” të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, janë personat që kanë përgatitur preventiva të falsifikuara, duke fryrë treguesit në kostot e ndërtimit, të përfshira dhe në studimin e fizibilitetit të paraqitur nga ana e tyre, për fitimin e kontratës koncesionare nr.6597, datë 31.08.2017 me objekt “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzistuese, Tiranë”.

Së shtati, rezulton se punonjësit e Qendrës Kombëtare të Biznesit, të Regjistrit të Pronarëve Përfitues, shtetasit Jetmir Llapaj dhe Silena Tola, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin nr.112/2020 “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, si dhe VKM nr.1008, datë 24.12.2020, “Për përcaktimin e mënyrës dhe të procedurave të regjistrimit e publikimit të të dhënave për pronarët përfitues, si dhe të njoftimit nga autoritetet shtetërore kompetente e nga subjektet e detyruara”.

Rezulton se me datë 25.06.2021 janë bërë ndryshimet në regjistrin e QKB, në lidhje me aksionerët e shoqërisë holandeze “GeoGenix” (më herët me emrin tregtar “Integrated Energy BV”). e cila rezulton që të jetë pronare me 100% të aksioneve të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy BV SPV”sh.p.k. Aksionerët e shoqërisë holandeze “Geogenix BV”, sipas këtij regjistrimi të kryer, janë deklaruar që të jenë shtetasit Giuseppe Ciaffaglione, me shtetësi italiane, përfitues i 30% të aksioneve të shoqërisë GeoGenix, Salvatore Russelli, me shtetësi italiane, përfitues i 25 % të akioneve të shoqërisë GeoGenix, Alberto Presezzi, përfitues i 43% të akioneve të shoqërisë “GeoGenix”.

 

Ja pse akuzohen 

Në lidhje me regjistrimin e pronarëve përfitues fundor të shoqërisë “Integrated Energy BV SPV”, rezulton se nuk është dorëzuar dhe administruar dokumentacioni shoqërues justifikues për të provuar ndryshimin e aksionerëve përkatës për periudhën kohore në fjalë, sipas përcaktimeve të akteve ligjore dhe nënligjore të përmendura më sipër.

Në lidhje me faktet e mësipërme, janë krijuar dyshime të arsyeshme se:

-Shtetasi Lefter Koka, ish Ministër i Mjedisit, dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248, 25 të Kodit Penal.

-Shtetasi Alqi Bllako, Ish Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë të shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dy herë, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

-Shtetasit Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Etleva Kondi, Alba Thoma, Bledar Karoli, Valbona Ballgjini, Sidita Temali, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Silena Tola, Jetmir Llapaj, dyshohen se kanë konsumuar veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248, 25 të Kodit Penal.

-Shtetasi Klodian Zoto, dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, në bashkëpunim, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuara nga nenet 143/3, 25, 245 të Kodit Penal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.

-Shtetasi Mirel Mërtiri, dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/3, 25 i Kodit Penal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.

Masat e sigurise 

Në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin me nr.134, datë 07.12.2023, të Gjykatës Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, është vendosur:

– Caktimi i masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale,ndaj personit nën hetim L.K, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 248, 25 i Kodit Penal.

– Caktimi i masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim A.B, i dyshuar për veprat penale të parashikuara nga nenet 260, 260 të Kodit Penal.

– Caktimi i masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim E.M, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 248, 25 i Kodit Penal.

– Caktimi i masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim T.T, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.

– Caktimi i masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim N.S, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.

– Caktimi i masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim B.K, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 248, 25 i Kodit Penal.

– Caktimi i masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim J.Ll, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 248, 25 i Kodit Penal.

– Caktimi i masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim K.Z, i dyshuar për veprat penale të parashikuara nga nenet 143/3, 25, 245, 287/2 i Kodit Penal.

– Caktimi i masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim M.M, i dyshuar për veprat penale të parashikuara nga nenet 143/3, 25, 287/2 të Kodit Penal.

– Caktimi i masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim P.A, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 248, 25 i Kodit Penal

– Caktimi i masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim E.K, e dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 248, 25 i Kodit Penal.

– Caktimi i masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim V.B, e dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 248, 25 i Kodit Penal.

– Caktimi i masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim A.Th, e dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 248, 25 i Kodit Penal.

– Caktimi i masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim S.T, e dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 248, 25 i Kodit Penal.

– Caktimi i masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim S.T, e dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 248, 25 i Kodit Penal.

Shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë ekzekutuar masën e sigurimit personal të vendosur ndaj shtetasve L.K, A.B, P.A, T.T, N.S, B.K, J.Ll, E.K, V.B, A.Th, S.T, S.T.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 10/12/2023 04:40

    Shokijeni mire ate Valbona Ballgjini se ka ndertuar pallate ne Durrës tek FAMA dihet ku jane duhet urgjentisht ti sekuestrohen apse perfect me para te vjedhure por edhe cilesia eshte skandal e dobet se marim vesh se si Bashkia Durres u jep lejen e shfrytezimit ketyre nderruesve ne thonjeza se jane hajdute I kane ndertuar me para te vjedhura kujtojne se njerezit flene gjume jo or jo po I dine mire duhet ta fusin ne burg dhe ti marin pronat jo ta lene ne shtepi hajt tung er ju.

    Përgjigju
  • Iris: 10/12/2023 01:13

    Kembanat duhet te kishin filluar te binin qe ne momentin e fitimit te tenderit.Po te njejtet fituan Fierin,po te njejtet Elbasanin,po te njejtet Tiranen,a thua se nuk kishte kompani te tjera!

    Përgjigju
  • Mondi: 09/12/2023 15:06

    Po lali ku ndodh età I duhet te ishte ne burg I pari I tufes ????

    Përgjigju
  • Loni: 09/12/2023 10:24

    E clidhje ka se ju caktua masa ore cfare do bejne nga 2 muaj burg e do dali me nga 500 mij euro vec zoterinjte e zonjat?! Masa ore mos i fusji per show njerezit o denojoni o mos i njollosni kot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale