TIRANË, 16 Dhjetor/ATSH-Z.Tosku/- Infermierët e sotëm nuk kanë nivelin e duhur të njohurive. Kjo ka qënë një nga problematikat e diskutuara në konferëncën Kombëtarë "Së bashku drejt standardeve europiane", të organizuar ditën e martë nga Urdhëri i Infermierit. Moren pjese zv/ministrja e Shëndetësisë, Milva Ekonomi, Presidenti i Urdhërit të Infermierit, Sabri Skënderi etj.
Gjatë takimit u vu theksi tek arrijet përgjatë vitit 2014, por u përmëndën edhe problematika lidhur me sektorin e infermierisë.
Presidenti i Urdhërit të Infermierit, Sabri Skënder,i tha se "infemierët së pari duhet të kënë një komunikim të dënjë më qytetarët, pasi janë të parët që bien në kontakt me ta. Pra, një pritje e mirë është gjysma e punës. Kemi punuar për zbatimin e kodit etiko-profesional duke vendosur 100 vërejtje dhe 42 gjoba në të gjitha rrethet. Kjo për shkak të shkeljeve të kryera prej tyre. Një tjetër problematikë lidhet me mungesën e burimeve njerëzore, pra të infermierëve specialistë përgjatë turnit të dytë dhe tretë".
Ai ka propozuar një tjetër element për të ndryshuar, në lidhje me krye-infermierët, që të mund të këtë ndryshime në bazë të punës së tyre dhe performacës. Sipas tij, në rast se nuk përgjigjet profesionalisht një krye-infermier atehere të zbritet në detyrë.
Lidhur me provimet e shtetit që zhvillojnë infermierët, Skënderi nënvizoi nivelin e ulët të njohurive dhe përgatitjeve të tyre. "Niveli i infermierëve të rinj, profesionistë, lë shumë për të dëshiruar, referuar dhe rezultateve të provimit qe ishte nën nivelin e 50 % , për provimet e shtetit", tha ai.
Zv/ministrja e Shëndetësisë, Milva Ekonomi, gjatë fjalës së saj ka vënë theksin tek mënyrat për të arritur standardet e BE.
Ekonomi iu drejtua infermierëve dhe presidentit të urdhërit të Infermierit, duke vënë theksin tek suksesi që ka nisma "Shqipëria jo duhanit" apo "Si je", duke i kërkuar të bëjnë chekup. /a.ke/