TIRANE-Ngritja e shqetësimit nga Report Tv pas ankesave të qytetarëve të shumtë ka qartësuar policinë e shtetit, e cila ndryshoi urdhrin dhe zyrtarisht deklaron se nesër do të lejohet lëvizja e makinave, ndryshe nga urdhri i parë që njoftonte se e diela do të jetë pa makina.
"Sqarim i Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit, duke rivleresuar komunikimin me Ministrine e Shendetesise në lidhje me Udhezimin per ditën e diel, 31 maj, pa makina, informon edhe njehere qytetaret se nuk do te kete ndalim te qarkullimit te automjeteve brenda qyteteve as ditën e diel. Policia do te perqendrohet vetem ne ndalimin e levizjes mes zonave, qe edhe neser do te jene zona te kuqe" thuhet në njoftimin e dytë.
Por si u krijua konfuzioni? Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se sot dhe nesër makinat do të lejohen që të qarkullojnë, por nuk lejohet vetëm lëvizja nga zona e kuqe te e gjelbra dhe e kundërta. Gjithashtu edhe kryeministri Edi Rama njoftoi sot se nuk ka kufizim për lëvizjen e makinave me përjashtim të daljes nga zona e kuqe dhe që të futen nga e gjelbra.
Por policia e shtetit duket se nuk ishte e azhornuar me urdhrin zyrtar të ministrisë së Shëndetësisë dhe postimin e kryeministrit Edi Rama dhe njoftoi bllokimin e makinave nesër në të gjithë vendin, ashtu si fundjavat që kaluan në këtë kohë pandemie duke e shpallur ditë pa makina.
Përballë urdhrave kontradiktorëve ata që po e vuanin ishte qytetarët. Ngritja e shqetësimit nga Report Tv bëri që Policia e Shtetit të komunikonte edhe njëherë me ministrinë e Shëndetësisë dhe të vendoste përfundimisht se nesër lejohen makinat.


Urdheri i ministres Manastirliu

Postimi i kryeministrit Edi Rama
Komente











E kane kthy privat si ti cohet zogu i qefit
Përgjigjumjere ne ku jetojme.
PërgjigjuRama e tha shqip, me 1Qershor hapet dhe jo te djelen me 31 Maj.
PërgjigjuI bje qe ti nuk kupton shqipen atëherë o Wtf
Hajd se na tregon Ardi Veliu nanje vidio me urdhera ministri, ajde polici ajde. Jeni bere barsalete o te mjerre
PërgjigjuA jan ne terzi nga trut e kokes kto gomer apo kan pi drog, ca esht kjo loj me popullin Kjo ndodh kur drejtimin ja len gomerve ne vend te njereve
Përgjigju