Urdhri i Arta Markut/ Prokurorët të njoftojnë zyrën e pastrimit të parave për çdo vendimmarrje

Urdhri i Arta Markut/ Prokurorët të njoftojnë zyrën e pastrimit të parave për çdo vendimmarrje

Kryeprokurorja Arta Marku

TIRANË- Një urdhër i nxjerrë nga kryeprokurorja Arta Marku detyron të gjithë prokurorët e rretheve dhe ata të Krimeve të Rënda, që të informojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe në vijimësi Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, për dosjet hetimore që kanë të bëjnë me hetimin pasuror.

Urdhri është shpërndarë sot në mëngjes në të gjithë prokuroritë e rretheve, dhe detyron prokurorët që të informojnë zyrtarët e Parandalimit të Pastrimit të Parave, për çdo vendimarrje që ata do marrin, lidhur me çështjet penale që hetojnë për sa i përket hetimit pasuror. Që nga dita e nesërme çdo vendimarje për pezullim të dosjes, mosfillim, pushim apo dërgimin e çështjes në gjykatë për sekuestrim pasurie apo qoftë dhe konfiskim, prokurorët do të duhet që një kopje t'ia nisin me postë zyrës së Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Drejtoria e Pastrimit të Parave nuk është një institucion që varet nga prokuroria dhe nga policia, por është një institucion në varësi të qeverisë dhe që bashkëpunon shpesh herë me prokurorinë dhe policinë për rastet e parandalimit të pastrimit të parave.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 01/11/2019 08:47

    Shqiperise nuk I kanë munguar kurrë ekspertet por e keqja e saj eshte FAMILJARITETI neper institucione,. Na duhen njerëz të ftohtë. Zyrtarët të cilet do të duhet te informohen rregullisht sipas urdhrit, gjatë kontrollit të mos ulen e të pine kafe e raki me prokurorët por të jenë të ftohte. Shkaterrimi i “familjaritetit kronik” si semundja e Shqiperise, do e lartësojë vendin atje ku duam. Poshtë familjariteti anadollak feudal osman!

    Përgjigju
  • U pika: 31/10/2019 23:49

    Nuk ka prokuroria vendimmarrje per "konfiskim". Ate e ka gjykata. Ky urdher si leter bakalli. Pa sens logjik. Jo thjesht pse prokurori eshte hallke superiore ne raport me ate drejtorine e ppp ve porse kjo drejtori vete eshte per Parandalim dhe investigon vete. E jo prokurori te njoftoje pasi mbaron hetimet e tija. Hajde kire hajde

    Përgjigju
  • Rovena: 31/10/2019 21:37

    Bravo Arta Marku! Pasaedhesja e denje e analfabetit adriatik llalla! Ca po behet me hetimet per Tikun qe s e keni denuar akoma? Apo s mjaftojne 1 miliarde leke te padeklaruara te prkurorit pa shkolle te mesme??? Te tjereve cfare s iu beni ndersa shpuren tuaj e mbani aq mire sa s behet! Sistem mizerjesh 360 grad!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës