Tropojë, arrestohet një 63- vjeçar, procedohen tre të tjerë
Arrestohet një shtetas, si dhe procedohen në gjendje të lirë tre të tjerë, për ndërtim pa leje.
Më datë 24.08.2017, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
-Demush Mertinaj, 63 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur "Bjeshka e Sylbices", u gjet duke ndërtuar një objekt pa leje.
Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë shtetasit:
1-A.J, 71 vjeç, banues në Bajram-Currë, Tropojë, pasi, në vendin e quajtur "Bjeshka e Sylbices", kishte filluar të ndërtonte një objekt 1(një) katësh, pa leje.
2-A.Gj., 54 vjeç, banues në Bajram-Curri, Tropojë, pasi në vendin e quajtur "Bjeshka e Sylbices", kishte hapur një shesh për ndërtim pa leje.
3-A.K., 80 vjeç, banues në Llugaj, pasi në vendin e quajtur "Bjeshka e Sylbices", ka ndërtuar një objekt një katësh, pa leje.
Materialet në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Ndërtim pa leje".
Elbasan, procedohen në gjendje të lirë pesë persona
Në vijim të zbatimit të planit të masave ndaj ndërtimeve pa leje, specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, Peqin, Gramsh dhe në Stacionin e Policisë Prrenjas, referuan materialet në Prokurori për proçedim në gjëndje të lire në ngarkim të shtetasve:
D.K., 55 vjeç banues në fshatin Tregan, pasi në këtë fshat po ndërtonte një objekt (mur rrethues) në banesë pa leje përkatëse.
R.M., 55 vjeç banues në fshatin Dritaj Qukës, pasi në këtë fshat po ndërtonte një object (banesë) pa leje përkatëse.
I.B., 56 vjeçe banuese në Gramsh, pasi në Lagjen “Sporti”, po ndërtonte një shtesë ballkoni pa leje përkatëse.
R.D., 62 vjeç banues në fshatin Bregas Kushovë, pasi në këtë fshat po ndërtonte një shtesë rreth e qark banesës ekzistuese pa leje përkatëse.
N.H., 56 vjeç banues në Elbasan, pasi në fshatin Kazije Peqin, po ndërtonte një objekt (banesë) pa leje përkatëse.
Ndaj tyre, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm" parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal.
Maliq-Korçë, procedohen penalisht në gjendje të lirë 3 shtetas.
Në kuadër të zbatimit të planit të masave lidhur me rastet e ndërtimeve të paligjshme, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatet e Policisë Korçë e Maliq filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve :
1- Zh.A, 61 vjeçe, banuese në Korçë.
Pasi në lagjen nr 7 në Korçë, kjo shtetase u kap duke ndërtuar një çati mbi soletën e banesës të saj, pa lejen e organeve përkatëse.
2-Gj.U, 51 vjeç, banues në Libonik, Maliq.
Pasi në fshatin Libonik ky shtetas u kap duke ndërtuar një objekt pa leje në tokën e tij.
3- R.Sh, 44 vjeç, banues në Libonik, Maliq.
Pasi në fshatin Libonik, ky shtetas u kap duke ndërtuar një objekt pa leje në tokën e tij.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm" parashikuar nga neni 199/a të Kodit Penal.
Tiranë, policia arreston 4 shtetas, procedon 17 shtetas dhe shpall në kërkim 2 shtetas
Arrestohen për ndërtim të paligjshmë:
- P.H., 47 vjeç, sepse në banesë po ndertonte një kat shtesë.
- Q. K., 44 vjeç, sepse në banesë po ndërtonte një objekt.
- N. Gj., 48 vjeçe, sepse në banesë është konstatuar duke kryer punime ndërtimi.
- V. M., 57 vjeç, sepse tek sheshi i pallateve në një hapsirë publike, po kryenin punime ndërtimi.
Procedohen për ndërtim të paligjshmë:
D. L., 61 vjeç, A. B., 60 vjeç, N. R., 61 vjeç, S. Sh., 36 vjeç, V. Gj., 28 vjeç, F. D., 51 vjeçe, V. Ç., 46 vjeçe, E. J., 37 vjeç, F. M., 51 vjeçe, I. Rr., 71 vjeç, A. Ç., 34 vjeç, I. K., 52 vjeç, H. D., 57 vjeç, M. M., 69 vjeç, L. V., 32 vjeç, F. B., 23 vjeç dhe D. D., 19 vjeç.
Gjithashtu po punohet për shoqërimin e shtetasve:
- O. M., 30 vjeç, sepse në garazhin e tij, ka kryer punime ndërtimi
- E. H., 61 vjeç, sepse në ë lokalin e tij, ka kryer punime ndërtimi
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com