Punë e koordinuar nga institucionet përgjegjëse për lirimin e hapësirave publike të zëna padrejtësisht.
Gjatë paradites së sotme ka vijuar monitorimi në terren nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, Policinë Bashkiake dhe Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit, për lirimin e hapësirave publike nga parkimet e zëna padrejtësisht, si dhe për parandalimin e rizënies së atyre hapësirave që janë liruar më parë.
Monitorimi ditën e sotme është përqendruar në territorin që mbulon Komisariati i Policisë nr. 2 në Tiranë, një nga zonat ku shfaqet problematikë e shtuar në bllokimin dhe zaptimin e hapësirave publike.
Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Blendi Sulaj, ka theksuar se Bashkia e Tiranës ka evidentuar 75 vende në të cilat hapësirat shfrytëzohen për parkime kundrejt pagesës. Po ashtu, edhe në mes të lagjeve apo zonave të banuara, makina të shumta zënë vendet e parkimit të qytetarëve, parkime këto të zëna nga një individ i vetëm.
Policia Bashkiake dhe Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, me mbështetjen e Policisë së Shtetit, do të marrin masa që këto hapësira të zëna padrejtësisht të lirohen.
Nënkryetari Sulaj u ka bërë thirrje të gjithë subjekteve që ushtrojnë aktivitetin e paligjshëm të parkimeve në Tiranë, që kanë dy ditë afat për t’i mbyllur në mënyrë vullnetare; në të kundërt, do të përballen me forcën e ligjit.
Ndërkohë, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues Elton Alushi, gjatë monitorimit ka theksuar se Policia e Tiranës është në proces të vazhdueshëm monitorimi dhe do të vijojë me procedimet penale ndaj kujtdo që do të tentojë të bllokojë këto hapësira.
Njëkohësisht, Drejtori i Tiranës ka bërë me dije se Policia e Tiranës ka të gjitha kapacitetet logjistike për të sekuestruar pajisjet që do të përdoren për bllokimin e këtyre hapësirave publike.
Më parë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, gjatë takimit që zhvilloi me drejtuesit e DVP-së dhe të komisariateve në varësi të DVP Tiranë, u kërkoi prerë që strukturat e Policisë të mos lejojnë rizënien e hapësirave publike dhe të bashkëpunojnë me bashkinë për lirimin e hapësirave që janë zënë në mënyrë të padrejtë.
Monitorimi do të vijojë pandërprerë në të gjitha qytetet e vendit për moslejimin e zaptimit të hapësirave publike të liruara më parë apo që do të tentohet të bllokohen rishtas.
Komente











Une te them te drejten, sa here shoh police... " kam frike", mbase eshte forca e ligjit qe une, personalisht jam edukuar ta respektoje. Nuk disponoje ndonje automjet, por mbase per te "zbutur", forcen e ligjit, per ta bere ate me te " pafrikshme", gjithmone i jam referuar kompanise celulare amc, telecom and one. Reklamat dhe te gjith apps ne ndihme te qytetareve se ku mund te gjejne nje " cope toke pa Zot", ose nje " cope toke te gjelber ta bejne gri" , " nje cope toke me uje ta bejne grope thithese", per parkime ndihmojne " shume e me shume" . Mbase edhe per policine eshte " ndihme e madhe", qe parkimet nga qytetaret te gjend3n me lehte.
PërgjigjuAsgje svlen para katrahutes makinave. Ne korsine e bicikletave kakojne motore,aty parkojne taxi etj. Psh tek fusha aviacionit duhet ta moresh mjetin nkrah se parkimi ndy krahet tmerr
PërgjigjuPropagande.
Përgjigju