Urdhri i mjekëve, debate në
Komisionin e Shëndetësisë

Urdhri i mjekëve, debate në<br />Komisionin e Shëndetësisë
Gjatë seancës së kalimit nen për nen të projektligjeve për urdhrin e mjekëve dhe të infermierve në kominsionin e shendetësisë, pati kundershti mes përfaqësuesve të ministrisë së Shendetësisë dhe antarëve të kominsionit.

Në ndryshimet e propozuara në ligj Mininistria e Shëndetësisë parashikon që nenet për të drejtat dhe detyrimet për të kater urdhërat të jenë pjesë e ligjit. Këto nene janë kundershtuar nga antarët e komisionit pasi, sipas tyre cenohet pavarësia e urdhrave dhe në këtë menyre ministria vendos një tutel mbi urdhrat.

”Nenet përpararendës thonë shumë qartë që anëtari, ka një anëtarësim vullnetar, ka elementat në të cilat janë kryesisht të karakterit etik. Papritmas ne dalim dhe bëhemi tutorë me ligj të këtij vullneti të lirë që ata kanë zbatuar më vete. Tani problemi është i tillë: jemi për këtë pavarësi dhe për këtë vullnet të lirë që ata të anëtarësohen dhe brenda organizimit të tyre të ndërtojnë qëndrimin e tyre në atë urdhër apo jemi ne tutori i tyre”, tha Petrit Vasili, anëtar i komisionit.

Ndersa nga ana tjeter zv/ministrja e Shëndetësisë Milva Ekonomi deklaroi se bazuar edhe në ligjet ndërkombëtare vendi ynë nuk është gati për të patur një profesion të pavarur.

“Për këtë gjë nuk jemi gati profesionalisht për krijimin e komisionit të pavarur, që kështu i kemi të ndara aktet tona, kemi veç ligjin, veç statutin dhe veç aktet rregullatore që bën vetë urdhri”, tha Milva Ekonomi, zv/ministre e Shëndetësisë.

Një tjeter pikë debate ishte edhe neni 9 që i kërkon si kusht urdhrave të raportojnë çdo gjashtë muaj pranë Ministrisë së Shendetësisë. Antarët e komisionit e rrëzuan këtë nen, ku me votim vendosen që urdhrat të bëjnë një informim të përgjithshëm në faqet zyrtare të tyre.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024