Policia Bashkiake në Lezhë është vënë në lëvizje, për zbatimin e urdhrit të kryebashkiakut Pjerin Ndreu, për ndalimin e lëvizjes së mjeteve të tonazhit në zonën turistike të Shëngjinit.

Gjatë ditës së sotme është kapur një betoniere, e cila po lëvizte në Shëngjin.

Mjeti i tonazhit të rëndë u gjobit nga policia bashkiake.

Që prej 15-qershorit në rrugët e zonës turistike të Shëngjinit, nuk lejohet lëvizje asnjë mjet i tonazhit të rëndë, kjo si një mënyrë për të shmangur zhurmat dhe trafikun në rrugë.

 

Betonierja dhe gjoba