Urdhri i Ramës: Asnjë ministri 
të mos hedh fonde për fushatënPDF/ Ja urdhëri i kryeministrit Rama

Urdhri i Ramës: Asnjë ministri <br />të mos hedh fonde për fushatënPDF/ Ja urdhëri i kryeministrit Rama
TIRANE - Kryeministri Rama ka urdhër titullarët e të gjithë institucioneve publike të mos përdorin asnjë burim financiar apo njerëzor në shërbim të fushatës zgjedhore. Vendimi i kreut të qeverisë është nxitur nga problemet e së shkuarës, ku shpesh herë vetë Rama dhe deputetë të Paritsë Socialiste kanë denoncuar funksionarë të lartë të PD-së të cilët kanë përdorur fondet publike për fushatat e tyre elektorale.

Kreu i qeverisë paralajmëroi pak ditë më parë nga qyteti i Shkodrës, sanksione për të gjithë ata kandidatë të mazhorancës të cilët do të përdorin fëmijët apo punonjësit e institucioneve në fushatë, ndërkohë që dje nëpërmjet një urdhëri ndalon edhe përdorimin e fondeve dhe objekteve të këtyre institucioneve në funksion të zgjedhjeve të 21 qershorit. Nëpërmjet urdhrit të djeshëm, kryeministri Rama kërkon nga institucionet marrjen e masave të nevojshme për zbatimin e Kodit Zgjedhor, për ndalimin e vënies në përdorim të subjekteve zgjedhore të mjeteve, fondeve dhe materialeve të ndryshme, pronë e administratës publike të çdo niveli.

Një pikë të veçantë, Rama i ka kushtuar edhe përdorimit të automjeteve të institucioneve. “Gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, automjetet shtetërore të ministrive dhe të institucioneve e organeve të tyre të varësisë, ndalohen të përdoren për veprimtari të fushatës zgjedhore të subjekteve zgjedhore, të regjistruara për këto zgjedhje. Shpenzimet e furnizimit me karburant për automjetet shtetërore do të përballohen nga vetë përdoruesit e tyre”, thuhet në pikën 3 të urdhrit që kryeministri i ka lëshuar institucioneve shtetëore. Gjithashtu detyra të veçanta në letrën e kryeministrit jepen edhe për Gardën e Republikës dhe Policinë e Shtetit. “Automjetet e Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit do të përdoren në përmbushje të detyrave të tyre funksionale”, shprehet kryeministri në letrën e tij.

Duke i kujtuar sanksionet që do të ketë kushdo që e shkel urdhërin e tij, kryeministri ngarkonë me përgjegjësi drejtuesit e institucioneve.

“Për çdo veprim ose mosveprim, në kundërshtim me këtë urdhër, ndaj personave përgjegjës të merren masa disiplinore dhe ata të ngarkohen me përgjegjësi materiale. Ngarkohen ministrat, titullarët e institucioenve dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit për zbatimin e këtij urdhëri”, sqaron kreu i qeverisë në letrën që i ka dërguar institucioneve shtetërore.

Gjatë zgjedhjeve të kaluara në Shqipëri, gjithmonë është evidentuar si problem mjaft shqetësues përdorimi i kapitalit njerëzor dhe financiar të institucioneve publike në funksion të fushatave zgjedhore.

Shqetësuese nga monitorimi i zgjedhjeve ka qenë edhe përdorimi i fëmijëve dhe nxënësve të shkollave në fushatë, fenomen që sipas kryeministrit Rama nuk do të praktikohet në asnjë tubim të kandidatëve të mazhorancës në fushatë. Ndërkohë që ajo që bie në sy në këtë prag fushatë, është fakti i nisjes me një intensitet mjaft të lartë të takimeve parazgjedhore të kandidatëve ndërkohë që KQZ ka sqaruar se ashtu siç shkruhet edhe në Kod, fushata duhet të nis vetëm një muaj para zgjedhjeve pra në 22 maj.

 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

50 medikamente të reja për sëmundjet onkologjike, Koçiu: Shtim të numrit të fishave të diabetit falas

50 medikamente të reja për sëmundjet onkologjike, Koçiu: Shtim të numrit të fishave të diabetit falas