Urdhri i ri në Korenë e Veriut: Vendosini fëmijëve emra si 'armë' dhe 'bombë'! Zemërohen prindërit

Urdhri i ri në Korenë e Veriut: Vendosini fëmijëve emra si 'armë' dhe 'bombë'! Zemërohen prindërit

Kim Jong Un

Në Korenë e Veriut po urdhërohen prindërit që t’u vendosin fëmijëve emra patriotikë, përfshirë ‘bombë’ dhe ‘armë’. Atyre do t’i ndalohet përdorimi i emrave më të butë dhe më emocionues, raportojnë mediat e huaja.

Emrat e përshtatshëm përfshijnë Chong Il (armë), Chung Sim (besnikëri), Pok Il (bombë) dhe Ui Song (satelit). Nëse nuk janë të tillë, mund të gjobiten.

Duke folur për RFA , një banor i cili kërkoi të mbetet anonim tha: “Banorët po ankohen se autoritetet po i detyrojnë njerëzit të ndryshojnë emrat e tyre sipas standardeve të kërkuara nga shteti.

Duke filluar nga muaji i kaluar, në mbledhjet e banorëve të njësisë së vëzhgimit të lagjeve janë lëshuar vazhdimisht njoftime për korrigjimin e të gjithë emrave. Ata kanë kohë deri në fund të vitit për t'i shtuar kuptime politike emrit të tyre për të përmbushur standardet revolucionare."

Ky urdhër ka zemëruar shumë prindër dhe ata hezitojnë ta hedhin këtë hap. 

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë