Asnjë i burgosur s'do të ketë mundësi të kalojë festat e fundvitit pranë familjes. Burime për Report Tv bënë me dije se që prej datës 24 dhjetor janë pezulluar lejet shpërblyese dhe ato të planifikuara më parë.

Këto leje sqaruan burimet do të jenë të pezulluara deri më dt.3 Janar 2018 dhe prej të gjitha burgjet në vend dhe institucionet e të paraburgosurve.

Ky vendim është marrë për të rritur parametrat e sigurisë publike, ndërsa rasti më i fundit ku një i burgosur me leje u përfshi në një krim ishte ai i Artan Koçekut që gjatë lejes shpërblyese vrau Angjelin Shkambin në Shkodër.

Për daljen e Koçekut shkuan për ndjekje penale nga Ministria e Drejtësisë dy punonjës të burgut të Peqinit që kishin përgatitur dosjen për lejen. Ndërkohë që këtë vit u hoq edhe amnistia për të burgosurit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com