Urgjenca e QSUT 41 ditë pa shërbim! Ministria asnjë trasnparencë për zjarrin! 50 – 60 raste në ditë tek Trauma

 Më shumë se 1 muaj nga rënia e zjarrit në urgjencën e QSUT-së, qytetarët ende sorollaten, duke iu vonuar ndihma e shpejtë. E tillë është dhe për këtë zonjë të cilën Report Tv e filmoi teksa ambulanca e solli sot me barelë, dhe vetëm në pak minuta, e nxorën sërish nga spitali për ta transportuar te Trauma apo Sanatoriumi, aty ku prej 41 ditësh tashmë po priten edhe urgjencat e QSUT-së.

Edhe një zonjë tjetër e sëmurë që ka ardhur me këmbët e saj për të marrë ndihmën e shpejtë nga mjekët e urgjencës, përcillet drejt spitalit më të afërt. 

"E mora urgjencën po serdhi, u detyrova të vij vetë. Tani më thonë ik tek infektivi" thotë ajo. 

Në të tillë situatë, Report Tv mëson se pas zjarrit, vetëm në urgjencën e Traumës, vijnë 50 deri në 60 raste në 24 orë të pacientëve që nuk mund ta marrin shërbimin tek Urgjenca e sëmundjeve të brendshme.   

Mjeku Besnik Jakaj i ftuar në Report Tv e sheh dramatike që urgjenca e inauguruar 1 vit më parë të mos funksionojë e për më tepër të mungojë dhe transparenca e institucioneve për të orientuar qytetarët në nevojë.

Përveç ndihmës së parë nga mjeku, në urgjencën e QSUT-së nuk po kryhen as shërbimet imazherike, si rezonanca, skaneri apo ekot.  

Prej 11 shkurtit në katin -1 të urgjencës së QSUT ra një zjarr, shkaqet e të cilit janë të panjohura ndërsa nxitur nga shkrimet në media, prokuroria e Tiranës nisi hetimet dhe ka sekuestruar dhe dosjen e tenderit për ndërtimin e urgjencës. Dyshohet se flakët erdhën nga diçka e shkuar keq në aparaturat e urgjencës, një pjesë e të cilave, sot nuk punojnë, ose janë dëmtuar, ose nuk vihen në funksion siç pretendohet për shkaqe sigurie.

Për të marrë përgjigjet dhe për të shuar tymin e dyshimit që lë pas zjarri, Report Tv kërkoi edhe një zë zyrtar nga QSUT, por përgjigjja ishte refuzuese.

Si po menaxhohen urgjencat?
Në urgjencën e QSUT sillen urgjencat neurologjike dhe urgjencat gastrointestinale, ndërsa të shtunë dhe të dielë i shtohen urgjencat kirurgjikale, të cilat gjatë ditëve të javës, dërgohen tek Trauma. 

Përsa i përket qytetarët të Gjirokastrës, Vlorës, Fierit e Beratit do marrin urgjencën kardiologjike, atë të sëmundjeve të brëndshme e atë ortopedike në Spitalin Memorial, ndërsa urgjencat kardiologjike për qarkun Shkodër dhe Lezhë trajtohen në Spitalin Rajonal Shkodër.

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Nuk u shpall fituese e Festivalit të Këngës, reagimi i Elvana Gjatës: 10 herë bie, 11 do ngrihem

Nuk u shpall fituese e Festivalit të Këngës, reagimi i Elvana Gjatës: 10 herë bie, 11 do ngrihem