TIRANË – Urgjenca e Tiranës ka sqaruar sot se vetëm një minutë pasi është njoftuar një aksident nga Policia Rrugore, ka nisur drejt të aksidentuarit ekipin e saj mjekësor. Gjatë rrugës, ambulanca ka qënë e shoqëruar nga makina e Policisë Rrugore, që e ka drejtuar drejt vendin të ngjarjes ku i ka dhënë ndihmën e parë mjekësore, një 65-vjeçari.
Ky është reagimi i Shërbimit të Urgjencës Ambulatore të Tiranës, pas akuzave nga media dhe qytetarë se është vonuar shumë për t’iu gjendur pranë burrit të aksidentuar mëngjesin e sotëm.
Reagimi është i shkurtër dhe i thatë e tregon vetëm orën e nisjes së ambulancës, por jo atë të mbërritjes së saj dhe vendin prej nga u nis, ç’ka ka ngritur një shqetësim në rritje në opinionin qytetar për qëndrimin neglizhent të këtij shërbimi për disa raste të ngjashme.
Në njoftimin e Urgjencës, ku saktësisht flitet për nisjen e makinës, thuhet:
“Sot, me datë 20 maj 2014, ora 8: 06 minuta, në qendrën e informacionit të Shërbimit të Urgjencës Ambulatore Tiranë, është marre njoftimi nga shërbimi i Policisë rrugore Tiran për një aksident me makinë pranë karburant Elda (Kupola) në Laprakë, rruga “Pandi Dardha”.
Menjehere sapo është marrë njoftimi, në orën 08.07 minuta, u nis ekipi mjekësor i përbërë nga mjeku Ali Xhixha, infermier Gezim Sina dhe shofer Arian Manjani, për në adresën e dhënë .
Rrugës për në vendngjarje ekipi mjekësor është shoqëruar nga sherbimi i Policisë Rrugore Tiranë. Në vendin e ngjarjes është konstatuar nga ekipi i urgjencës mjekësore, një person i seksit mashkull i moshës rreth 65 vjeç , i aksidentuar ne rrugë me dëmtime të rënda të kokës dhe hemorragji të shumtë (gjendje shoku traumatik- hemorragjik). Pasi i është dhënë ndihma e parë, pacienti është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak.”
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com