Në kuadër të riorganizimit të shërbimit të Urgjencave, ministri Ilir Beqaj është ndalur në qytetin e Vlorës. Fal investimeve në flotën e mjeteve dhe riorganizimit, ministri u shpreh se tashmë do të kemi një shërbim më cilësor dhe të shpejtë.
 
Rishpërndarja e flotës së autoambulancave, si dhe rritja e numrit të personelit më shumë infermierë dhe shoferë, do të bëjë të mundur që urgjencat mjekësore te jene me shtrirje më të gjerë.

“Po punojmë që sistemi i urgjencës të furnizohet besoj çdo 2-3 orë edhe me disponibilitetin në spitalet tona të gjendjes në salla, në reanimacione, në kirurgji, në obstetrikë, në pediatri e kështu më radhë”, tha Beqaj.
  
Duke filluar nga 1 janari i vitit 2017, i gjithë ekipi që do të shërbejë për urgjencat mjekësore në të gjithë vendin do të jetë i trajnuar për ofrimin e këtij shërbimi.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com