Urgjencat mjekësore,Beqaj: Nga
1 janari me personel të trajnuar 

Urgjencat mjekësore,Beqaj: Nga<br />1 janari me personel të trajnuar 
Duke filluar nga 1 janari i vitit 2017, i gjithë ekipi që do të shërbejë për urgjencat mjekësore në të gjithë vendin do të jetë i trajnuar për ofrimin e këtij shërbimi.
 
Kjo është bërë e ditur nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë një takimi të organizuar me mjekë e punonjës të sistemit të kujdesit shëndetësor në Fier për prezantimin e sistemit të ri të riorganizimit të Urgjencës Mjekësore në këtë Qark.
 
Trajnimi do të jetë në disa faza dhe ai do të fillojë që nga shoferët e deri tek mjekët. Kush do të fillojë të punojë nga 1 janari drejtues autoambulance” tha Beqaj ku shtoi se, do bëjë edhe detyra të tjera si pjesë e punës në ekipin e shërbimit, si p.sh., mbajtjen e barrelës apo edhe ndihmën me çantën e infermierit.

Siç trajnohen mjekët dhe infermierët, ashtu do të trajnohen me programe të edukimit në vazhdim edhe shoferët dhe punonjësit e tjerë të këtij shërbimi.
 
Në Qendrën Kombëtare të Urgjencës kemi krijuar një pjesë më vete vetëm për edukimin e të gjithë këtij personeli. Sepse besojmë se, në fund të fundit, një njeri i shëndetshëm pret nga sistemi shëndetësor i vendit të vet të ketë ndjesinë dhe bindjen që pot ë ketë nevojë për urgjencë ambulance vjen, dhe kur vjen ka një nivel bazik në pajisje dhe ata që vijnë kanë ca njohuri bazike për atë punë në urgjencë”, ka pohuar gjatë fjalës së tij ministri Beqaj, ndërsa ka theksuar se do të ketë rritje të numrit të personelit në këtë shërbim.
 
Personeli do të jetë tre katgori: A, B,dhe C, në bazë të tipit të autoambulancave me mjekë, infermierë, shoferë; shoferë dhe infermierë dhe mund të ketë dhe vetëm dhënës të ndihmës së shpejtë në autoambulancë që dinë të mbajnë në jetë një person që mund të jetë në autoambulancë që shkon më shpejt në pritje të një ekipi më të specializuar.
 
Nga ana tjetër, kreu i shëndetësisë ka nënvizuar se është planifikuar një rishpërndarje e autoambulancave, në mënyrë që të kemi një ulje të kohës së mbërritjes së tyre te pacienti. Sipas tij, një pjesë e këtyre mjeteve do të qëndrojnë pranë qendrave shëndetësore ku mjekët dhe personeli tjetër do të jenë në funksion të popullatës, dhe po ashtu, në funksion të urgjencave, menjëherë sapo të marrin thirrjen nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore.
 
Do të jetë Qendra e Komandës Mjekësore ajo që do të bëjë vlerësimet e rastit të urgjencave, në mënyrë që pacienti të dërgohet në institucionin e duhur shëndetësor, në bazë të problematikës që paraqet.

Po qendra e komandës do të na ndihmojë edhe me një gjë tjetër: Me rritjen edhe të cilësisë profesionale të atyre që janë në autoambulancë, mund të mos jetë më nevoja fare ta sjellin dikë në spital të Fierit, kur është 99 përqind e sigurt që do ta çojnë në Spitalin e Traumës.Ne kemi sot në një pjesë të autoambulancave pajisjet e reja Monitor-Defibrilator, dhe në qoftë se aty konstatohet që në ekran nga vizat e EKG-së, ai do niset për ndërhyrje koronarografie, dhe s’ka pse të vijë këtu për të humbur kohë nga të gjitha pikëpamjet,” ka nënvizuar kreu i shëndetësisë. Sipas tij, me këtë lloj riorganizimi do të sigurojmë një mbulim më të gjërë të shërbimit të urgjencës në territor, dhe nga ana tjetër, familjaret nuk do të dërgojnë më vetë të afërmit e tyre drejt spitaleve dhe poliklinikave.
 
Për rrethin e Fierit, numri i autoambulancave që do të jenë në funksion të popullatës është 13 ose e thënë ndryshe një autoambulancë për 24 mijë banorë. Sipas Drejtorit të Urgjencës Kombëtare Mjekësore, Skënder Brataj të gjitha rastet e urgjencave do ti përcjellin të dhënat e pacientit pranë qendrës së komandës.

"Çdo spital Rajonal ka marrë një Monitor-Defibrilator që është në gjendje të bëjë elektrokardiogramën, që është në gjendje të japë një goditje elektirke, që është në gjendje të bëjë transmetim të të dhënave drejt Qendrës Kombëtare dhe bëhet që të ecim përpara në rrugën e plotësimit të standarteve dhe për autorambulancat, jo vetëm të personelit”, ka pohuar Brataj.
 
Sistemi i ri i urgjencave do të prezantohet në të gjithë vendin përgjatë këtij muaji, për ta përmbyllur me Tiranën.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)