1609450236_princleka.jpg

Princi Leka ka zgjedhur që urimin e vitit të ri ta bëjë përmes një fotoje familjare me bashkëshorten dhe vajzën e tij. Ai thotë se këto festa ua dedikon të gjithë atyre që në këtë ditë nuk janë pranë familjeve të tyre por në shërbim të qytetarëve.

"Të dashur miq e dashamirës, ju urojmë nga zemra një Vit të Ri të mbarë! Paçi shëndet, harmoni dhe bekime në familjet tuaja! Qoftë 2021 viti ku të rigjejmë njëri tjetrin pa frikëra, dhe të festojmë me miq e të afërm për jetën, ta vlerësojmë dhe kurrë mos ta marrim të mirqënë! Zoti i bekoftë të gjithë mjekët që gjithë këto kohë të vështira kanë sakrifikuar në shërbim me humanizëm dhe përkushtim të pashoq! Këtë festë ja dedikojmë të gjithë atyre që sonte nuk mund të jenë pranë familjarëve dhe njerëzve të dashur! Paçi kurdoherë bekime" - shkruan Leka.

 


Lajmi kryesor:

Foto nga salla e koncerteve në Vjenë, violinisti Shkëlzen Doli uron shqiptarët për Vitin e Ri 2021