Urimi i Ramës për Ditën e Verës dhe humori me Lalën, Lulin dhe Lalin (VIDEO)

Ka zgjedhur t'i urojë Ditën e Verës shqiptarëve përmes humorit goditës. "I veçantë edhe për ditën e Verës", - tha kryeministri nga qyteti që tradicionalisht kremton këtë festë, Elbasani, duke ju referuar këtij viti të veçantë festimesh për këtë ditë, që në Tiranë do të mbahen me 17 mars. Ndërkohë që opozita shqiptare "festën" e ka me 16 mars, në protestën që sipas saj do të rrëzojë kryeministrin Edi Rama.

Me rastin e Ditës së Verës kryeministri ishte në elbasan nën shoqërinë e kryetarit të Bashkisë së këtij qyteti, Qazim Sejdini, ku përveç urimit për shqiptarët komentoi edhe festimet në ditë të ndryshme të kësja feste.

"Lala me 14, Luli me 16, Lali me 17", tha Rama duke uruar Gëzuar të gjithë shqiptarët. Ishte veshur mjaft sportiv, me tumane dhe me atlete.

Me këtë frazë që ngjalli humor tek vetë kryeministri dhe gazetarët që i drejtuan mikrofonin për të marrë urimin e tij, Edi Rama i referohet:

Me 14 mars, Ditës së Verës që kryebashkiaku i Elbasanit Qazim Sejdini, që njihet si "Lala", zgjodhi ta kremtojë sot.

Me 16 mars, protestës që opozita e bashkuar do të mbajë para kryeministrisë kundër qeverisë

Dhe me 17 mars, i referohet faktit që Bashkia e Tiranës i shtyu festimet e ditës së verës për të dielën, për shkak se moti nuk premtonte diell dhe shumica e aktiviteteve të organizuara janë në ambjente të hapura të kryeqytetit.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja