Basha vë veroren dhe shpreh dëshirën: Të largojmë të keqen nga vendi

Basha vë veroren dhe shpreh dëshirën: Të largojmë të keqen nga vendi

Lideri Demokrat, Lulzim Basha ishte sot në Elbasan ku iu bashkua festimeve të Ditës së Verës. Ai bëri një ecje në sheshin kryesor ku pa nga afër festimet e organizuara nga Bashkia. Basha u shpreh se në këtë Ditë të Shpresës ka besim se duke u bërë bashkë do ndalohet edhe emigracioni dhe të largohet nga vendi e keqja që po vret shpresën. 

"Bashkë me familjet autoktone të Elbasanit, një urim i përzemërt për shqiptarët në Ditën e Verës për më shumë mbarësi në familjet e tyre! Në këtë Ditë të Shpresës, kam besim se, duke u bërë së bashku, do t’ia dalim të sjellim Pranverën Shqiptare, që fëmijët e shqiptarëve të mos ikin refugjatë nga papunësia dhe pamundësia për të ndërtuar jetën në vendin e tyre. Të largojmë të keqen që po vret shpresën dhe të ndërtojmë, së bashku, të ardhmen më të mirë në Shqipëri", u shpreh Basha.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Donela: 14/03/2019 16:57

    Largohu ti Luli,ti je e keqja e ketij vendi dhe e PD-se qe e ke cuar ne gremine.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja