Kryemadhi: Ringjallja e Ditës së Verës le të ngjallë edhe politikën! Ajo ka dalë nga shinat

Kryemadhi: Ringjallja e Ditës së Verës le të ngjallë edhe politikën! Ajo ka dalë nga shinat

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ishte sot në Elbasan ku iu bashkua festimeve të Ditës së Verës, teksa u ndal në një prononcim për mediat. Ajo uroi shqiptarët për Ditën e Verës duke shtuar se kjo ditë nuk ka lidhje me politikën. Gjithsesi ajo nuk e kurseu sulmet ndaj qeverisë duke thënë se politika nuk ekziston, sepse po të ekzistonte do kishin institucione dhe Parlament legjitim.

"Dita e verës që simbolizon ringjalljen e jetës, të ringjallë akoma më shumë dëshirën, shpresën për shqiptarët, për të qëndruar në Shqipëri, për të punuar dhe për të ndërtuar shtëpinë e tyre në Shqipëri ashtu siç kanë ëndërruar dhe ëndërrojnë gjithmonë. Uroj që këtë ditë vere shqiptarët të jenë më të paqtë, por të jenë dhe më të vendosur për të vendosur drejtësinë për veten e tyre dhe për familjet e tyre.

-Është kjo një ditë e ftohtë dhe politikisht?

Mund të them që kjo ditë nuk ka lidhje fare me politikën, politika nuk ekziston më se po të ekzistonte politika në Shqipëri, sot ne do të kishim, institucionet e ngritura në këmbë, do të kishim gjykata, do të kishim gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, do të kishim një Parlament legjitim, do të kishim një klasë politike të përgjegjshme, do të kishim një ekonomi më të mirë për shqiptarët, do të kishim mundësi më të mira për shqiptarët, arsimim më të mirë, shëndetësi më të mirë, taksa më të ulëta, energji elektrike më të lirë, çmime më të ulëta dhe do të kishim më shumë vende pune për shqiptarët, po të ishte politika, politika do të kishte menduar për këtë gjë, por pikërisht sepse nuk ekziston politika sepse politika ka dal nga shinat e saj, politika ka menduar vetëm për një grup njerëzish.

Sot nuk ka politikë, politika nuk është as e ngrirë dhe as e shkrirë, politika sot nuk ekziston, prandaj dhe në këtë ringjallje të jetës që simbolizon Dita e Verës, të ringjallet edhe politika, të ringjallen vlerat, të ringjallen parimet dhe të ringjallen ato principe për të cilët shqiptarët aspirojnë dhe çdo njeri nga ne do të dëshironte ti zbatonim tek fëmijët e tyre. Faleminderit dhe Gëzuar.", u shpreh Kryemadhi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 14/03/2019 19:35

    Po ti ke dal nga udha e Zotit moj bachell

    Përgjigju
  • Populli: 14/03/2019 16:25

    Po ik moj debile leri ringjalljet e ... bej ndonje hasude se per gje tjeter nuk je.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet