INDI - Sipas besimit të lashtë hindu, dy janë gjëra të pastra në këtë botë. Njëra është uji i lumit dhe tjetra është urina e lopës së virgjër.
Kulti thotë se të pish urinën e një lope të virgjër është një lloj kure për shumë sëmundje, përfshirë edhe kancerin, citon Daily Mail.
Besimtarët hindu e konsiderojnë lopën si një kafshë të shenjtë. Jairam Singhal, 42 vjeç, është njëri prej tyre, i cili thotë se ka më shumë se 1 dekadë që pi urinën e lopës.
"Vuaja nga diabeti, por sapo fillova të pija urinën e lopës, e kam patur nën kontroll nivelin e diabetit. Dikush më tha se urina e lopës të bën mirë për shëndetin. Kështu që, prej vitesh pi urinën e saj që në mëngjes", tregon 42-vjeçari.

Vetitë kurative të urinës së lopës së virgjër i pohon edhe një prift hindu. "Urina e lopës është e përmendur që në shkrimet e lashta hindu. Askush nuk mund të dyshojë tek efektet e saj të mira që ka në trupin e njeriut", tha një prift hindu.
Shumë njerëz të tjerë i kanë hedhur poshtë deklaratat duke i cilësuar si të pavërteta.
Por, besimtarët e lashtë hindu janë kundërpërgjigjur duke thënë se askush nuk mund t'i dijë vetitë e urinës deri sa ta provojnë.

(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com