Uron Meta: Meritoni një Shqipëri më të drejtë, nga 1 janari të punojmë për të ardhmen në atdhe...Bashkë ia dalim!

TIRANË - Presidenti i vendit, Ilir Meta uroi të gjithë shqiptarët për vitin e Ri 2020 me një video mesazh shpërndarë në rrjetet sociale. Bashkë me urimet për një vit të begatë, kreu i shtetit nuk ndali thirrjet e tij për të mos u larguar nga vendi dhe për ta ndërtuar të ardhmen e merituar në atdhe.

Meta thotë se zhgënjimet që lëmë pas me 2019-ën duhet të shërbejnë si një moment reflektimi, që 2020-a të shënojë afrimin me familjen evropiane.  Meta thotë se edhe Viti i Ri që troket ka sfida përpara, por merr shembull solidaritetin e treguar pas tërmetit të 26 nëntorit,  si shtyllë frymëzimi për një Shqipëri më njerëzore.

"Zhgënjimet që po lëmë pas me vitin e vjetër, le të na ndihmojnë për një reflektim të thellë e të sinqertë në mënyrë që viti 2020 të jetë viti i realizimit të shpresave dhe ëndrrave të çdo shqiptari dhe familje shqiptare, por edhe viti që e afron Shqipërinë tonë me familjen europiane dhe standardet e saj. Çdo shqiptar i ndershëm dhe punëtor kërkon më shumë shpresë dhe mirëqenie, por edhe ndihmë, përkrahje e mbështetje, për të ndërtuar një jetë të denjë dhe një të ardhme të sigurt në Atdheun tonë.  Secili prej jush meriton më shumë pozitivitet, një Shqipëri më të drejtë, më të dashur, më të dhembshur dhe më njerëzore. Dhe kjo në radhë të parë kërkon një Shqipëri përfshirëse dhe më të bashkuar e udhëhequr gjithmonë nga interesi kombëtar dhe publik. Solidariteti mbarëkombëtar që treguam pas tërmetit tragjik është një themel i fortë dhe i qëndrueshëm që na frymëzon të gjithëve dhe na jep frymëzim për sfidat që na presin.

Nga 1 janari duhet të mendojmë dhe të punojmë më shumë të gjithë së bashku për t'i dhënë dritë dhe shpresë të ardhmes sonë dhe të fëmijëve tanë në Atdheun tonë. E ardhmja është në dorën e secilit prej nesh dhe të bashkuar do t'ia dalim", tha Meta.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nino: 01/01/2020 16:46

    Ky eshte plera e kombit qe u be president.

    Përgjigju
  • A.n.: 01/01/2020 00:33

    Te falenderojme pa mase. Ta shperblefshim me nje qeli te perjetshme.

    Përgjigju
  • Drite dhe Shprese: 31/12/2019 23:11

    Po vlla duam qetesi e dashuri e jo protesta e sherre politike se nuk i bejne mire as biznesit e as rendit e as mireqenies tone.

    Përgjigju
  • ERP: 31/12/2019 17:28

    Do Zoti i madh ky eshte viti i duhur te te shohim ty e shume te tjere pas hekurave

    Përgjigju
  • Bajga Çepanit: 31/12/2019 17:19

    Ne burg sa me shpejt o funderrine e paskrupullt. O hajtdut i pafytyre qe guxon na flet edhe per te ardhme

    Përgjigju
  • Ggg: 31/12/2019 17:15

    Keni 30 vjet qe u keputet duke punuar per te ardhmen tone.... aman mos u lodhni kaq shume se na e moret shpirtin.....

    Përgjigju
  • XXX: 31/12/2019 17:15

    Po normal te punojme te gjithe qe te vjedhesh ti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet klimatike, ekspertja në 'Studio Live': Shqipëria preket më shumë se çdo vend i Europës

Ndryshimet klimatike, ekspertja në 'Studio Live': Shqipëria preket më shumë se çdo vend i Europës