Komisioni Evropian propozon që qytetarët e vaksinuar të mund të udhëtojnë drejt BE (VIDEO)

Pas një fushate të sukseshme vaksinimi dhe rënie të konsiderueshme të numrit të të infektuarve Komisioni Evropian ka propozuar sot lehtësimin e kufizimeve aktuale për udhëtimet jo-thelbësore në BE, duke ngjallur shpresë edhe për shqiptarët që duan të kalojnë pushimet në një nga vendet evropiane.

Lajmin e dha me anë të një postimi në Twitter Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke dhënë kështu shpresë për ringjallje të turizmit.  Në postimin e saj kryekomisionerja shkruan se BE rekomandon rinisjen e udhëtimeve të vizitorëve të vaksinuar kundër COVI-19, si dhe qytetarëve të cilët vijnë nga vende me situatë shëndetësore të mirë, sa i përket pandemisë.

Komisioni propozon të lejojë hyrjen në BE për arsye jo thelbësore jo vetëm për të gjithë personat që vijnë nga vendet me një situatë të mirë epidemiologjike, por edhe për të gjithë njerëzit që kanë marrë dozën e fundit të njërës nga vaksinat e miratuara nga EMA. Në propozimin e paraqitur nga Komisioni, mundet të përfshihen edhe vaksinat që kanë marrë miratimin për përdorim emergjent OBSH. Për më tepër, Komisioni propozon të ngrejë pragun e incidencës në lidhje me numrin e rasteve të reja COVID-19 e përdorur për të përcaktuar një listë të vendeve nga të cilat duhet të lejohen të gjitha udhëtimet, duke krijuar kështu mundësi për zgjerimin e kësaj liste. Aktualisht në BE, janë të pranuar pa kufizime vetëm qytetarët e 7 shteteve. 

Në bazë të rregullave të fundit shtetet Anëtare duhet të lejojnë udhëtimin në BE të atyre njerëzve që kanë marrë 14 ditë para mbërritjes, dozën e fundit të një vaksine që ka marrë autorizimin për përdorim emergjent në BE. Për më tepër,parashikohet edhe heqja e karantinë dhe testit negativ PCR për të gjithë të vaksinuarit, edhe për personat jashtë BE.

Kjo duhet të lehtësohet edhe më shumë pas bërjes funksionale të Certifikatës së Gjelbër Dixhitale, në përputhje me rregullat që Komisioni propozoi në 17 Mars. Udhëtarët duhet të jenë në gjendje të provojnë statusin e tyre të vaksinimit me një Certifikatë të Gjelbër Dixhitale të lëshuar nga autoritetet e Shteteve Anëtare ose me një certifikatë tjetër të njohur si ekuivalente në bazë të një vendimi të Komisionit për përshtatshmërinë.

Për hyrjen në fuqi të këtij vendimi do të diskutohet nesër në Këshillin Evropian dhe më pas në Këshillin e Ambasadorëve. 

Që nga fillimi i pandemisë në BE, lejohet që të udhëtohet vetëm për arsye thelbësore duke bërë që turizmi të bjerë ndjeshëm.

 

Ajo gjithashtu paralajmëron se nëse shfaqen variante të reja të COVID-19, Bashkimi Evropian do të veprojë menjëherë me shpejtësi.

Bashkimi Evropian po punon edhe për krijimin e një certifikate COVID, përmes së cilës do të bëhet i mundur udhëtimi më i lehtë i qytetarëve, pasi do të shërbejë si një provë vaksinimi.

Vendet anëtare, mund të pranojnë vizitorë të cilët kanë marrë një nga dozat e vaksinave të aprovuara në Agjencia Evropiane e Barnave.

Komisioni u shpreh gjithashtu se mund të lejohen edhe qytetarët të cilët kanë bërë nja nga vaksinat e aprovuara nga OBSH.

Pavarësisht se niveli i infektimeve nga virusi është i lartë, shumë vende evropiane kanë lehtësuar masat anti-COVID.

J.GJ./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja