Uruguaj hedh kandidaturën për Kupën e Amerikës, goleadë ndaj Ekuador

 Uruguaj hedh kandidaturën për Kupën e Amerikës, goleadë ndaj Ekuador

Sulmuesi Edison Cavani feston golin

Uruguaj prezanton kandidaturën e saj për të fituar Kupën e Amerikës pasi ka bindur në debutim me dyshen Cavani-Suarez  duke mposhtur me goleadë 4-0  Ekuadorin. Ekuadori u tregua një ekip i dobët në mbrojtje ndërsa ishte Uruguaj që shumë shpejt kaloi në avantazh me një gol të bukur të Lodeiro.

Më pas skuadra e drejtuar nga Tabarez vijon spektaklin dhe do vijnë edhe dy gola të tjerë që në fraksionin e parë me dyshen Cavani-Suarez që shënojnë dy gola të bukur dhe mbyllin llogaritë sa i përket trepikëshit.

Në fund të takimit shënohet edhe goli i katërt pasi futbollisti i Ekuadorit Artura Mina e dërgon topin në portën e tij. Pas Brazilit që fitoi në debutim dhe Argjentinës që u mposht një tjetër pretendent si Uruguaj bind në Kupën e Amerikës duke kryesuar grupin C në pritje të ndeshjes tjetër Japoni-Kili.

Ndërsa në grupin B të Kupës së Amerikës ku bën pjesë edhe Argjentina ndeshja tjetër mes Paraguajit dhe Katarit që merr pjesë si i ftuar u mbyll në barazim 2-2. Këtë grup e kryeson Kolumbia që mposhti Argjentinën ndërsa Messi me shokë duhet të mposhtin Paraguajin në ndeshjen e dytë në grup. /Përgatiti Andi Kapxhiu

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë