Serena Williams ka fituar turneun US Open, mundi në finale 6-2, 2-6, 7-5 Victoria Azarenkën. Ky ishte edhe titulli i 4 US Open në karrierë për Williams dhe i 15 Grand Slam. Ky vit ka qënë i mbushur me suksese për tenisten amerikane, pasi arriti që të fitonte edhe medaljen e artë në Lojërat Olimpike Londër 2012.

Willimas realizoi një ndeshje në kufinjtë e perfektes përballë tenistes bjelloruse, pavarësisht humbjes së setiti të dytë. Në setin final Williams me përvojën e saj të gjatë arriti që të zgjidhte mjaft mirë finalen duke fituar 7-5. Azarenka paraqiti një nivel mesatar duke barazuar shifrat në setin e dytë, por nuk shkoi më shumë se kaq. Ky ishte edhe Grand Slami i katërt i edicionit.

(d.b/shqiptarja.com_