Historia e akuzave dhe heqja e shtatë titujve kampion që ka fituar Lance Armstrong në Turin e Francës pritet që shumë shpejt të publikohen nga Agjencia ndërkombëtare e Anti - Dopingut.
Pas shumë muajve dhe disa viteve hetim, organizmi më i lartë që kontrollon pastërtinë e çiklistëve nga substancat e ndaluara ka dalë një një konkluzion për çiklistin me famë botërore Armstrong.
USADA ka arritur që të grumbullojë një seri faktesh dhe dokumentesh që vërtetojnë përdorimin e substancave të ndaluara nga amerikani.
Në raportin që do të publikohet në orët në vazhdim thuhet se provat janë të pakundërshtueshme nga Armstrong. Raporti përmban afro 1 mijë faqe dhe përfshijnë 26 dëshmitarë, midis tyre edhe 15 ciklistë që kanë pasur dijeni për përdorimin e substancave të ndaluara nga ciklisti.
Shefi ekzekutiv i USADA-s Tigart provat i përshkruan si të pakundërshtueshme dhe bindëse. Kjo do të thotë se shtatë titujt e fituar në Turin e Francës do ti hiqen juridikisht Armstrong-ut.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com