/ATSH-AFP/ - Rusia është kundër ''në parim'' ndaj çdo gare tjetër armatimesh me SHBA-në, deklaroi sot këshilltari i Juri Ushakov pas njoftimit nga Vladimir Putin për një riforcim të forcës së goditjes bërthamore ruse.  d'un renforcement de la force de frappe nucléaire russe.
"Rusia po tenton në një mënyrë apo tjetër të reagojë ndaj kërcënimeve potenciale, por pa shkuar më tej. (...) Ne jemi kundër çdo gare armatimesh sepse kjo do të dobësonte kapacitetin tonë ekonomik. Ne jemi kundër kësaj në parim'', konfirmoi Ushakov.
Vladimir Putin njoftoi dje riforcimin e forcës së goditjes bërthamore ruse në përgjigje të projektit amerikan për vendosjen e armëtë rënda në Evropën lindore duke rritur zemërimin e NATO-s që e cilëson si një vendim të rrezikshëm ".
Këtë vit, më shumë se 40 raketa të reja balistike ndërkontinentale, të afta për t'i rezistuar sistemeve mbrojtëse antiajrore më të sofistikuara, do të vendosen në forcat bërthamore ruse, deklaroi presidenti rus, Vladimir Putin gjatë hapjes së një salloni ushtarak pranë Moskës.
E përditshmja amerikane "New York Times" zbuloi gjatë javës se Pentagoni kishte parashikuar vendosjen e armëve të rënda, veçanërisht tanke dhe një force ushtarake që arrin në 5 000 trupa në kufijtë rusë.
Kjo do të ishte hera e parë që SHBA-ja vendos armë të rënda në vendet, që para se të bëheshin anëtare të NATO-s nga viti 1999, kanë qenë pjesë e sferës së influenës së ish-Bashkimit Sovjetik brenda forcave të Paktit të Varshavës.