Gomonia me gjysmë ton drogë në Itali, 2 skafistët ishin policë

Detaje të reja janë zbuluar nga grupi hetimor në lidhje me sasinë prej 500 kg marijuanë e sekuestruar dje në brigjet e ujërave italiane. Droga e kapur në Brigjet e Puglias raportohet se ishte nisur nga zona e Nartës, në Vlorë, pas dyshimeve se afër kësaj lagune ishin gjetur 2 bidonë me benzinë që janë përdorur për furnizimin e gomones. Lënda narkotike sipas policisë dyshohet se ishte magazinuar rreth dy javë më parë në një banesë të braktisur, e cila ndodhet afër bregut të lagunës. Gjatë kontrollit iu gjetën ushqim dhe bishta cigaresh që dyshohen se janë konsumuar nga trafikantët. Policia ka ushtuar kontroll edhe në banesat e dy skafistëve të arrestuar në Itali, të cilët njëherësh ishin edhe punonjës të policisë kufitare, por që deri më tani nuk rezulton asnjë e paligjshme.

Mjeti lundrues

Hetimet gjithashtu kanë dokumentuar se 2 punonjës të Policisë Kufitare në "Tri Port" nuk kanë kryer praktikën e rregullt ligjore për regjistrimin e mjetit lundrues tip gomone, i cili u kap në Brindizi me lëndë narkotike. Rezulton se mjeti lundrues, i cili figuron i regjistruar me dokumentacion në Stacionin Kufitar, ka hyrë në brendësi të Pikës "Tri Port" dhe pa u regjistruar ka dalë më pas në det. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) Vlorë, arrestoi dy punonjës të Stacionit të Policisë Kufitare në “Tri Port”, N/Komisar Bledar Kuçi me detyrë përgjegjës turni dhe Inspektor Idlir Ajazaj, me detyrë ndihmës kontrollor.

Informacioni për nisjen e gomones

Arrestimet e dy oficerëve u kryen nga oficerët e SHÇBA të cilët kanë ngritur hetime për akuzën e "Shpërdorimit të detyrës". Policia e Shtetit dhe Policia Italiane, kanë finalizuar një operacion të përbashkët kundër trafikut të narkotikëve. Në Itali u kap një gomone me drogë dhe u arrestuan 2 trafikantët shqiptarë. Policia e Shtetit përmes informacioneve konfideciale mësoi se gomonia dyshohej se mund të përdorej për trafik. Në këtë moment Policia njoftoi palën Italiane nëpërmjet Grupit të Kufirit Detar të Guardia di Finanza të vendosur në Durrës dhe Zyrës Ndërlidhëse të Policisë Shqiptare në Itali dhe ka nisur operacioni i ndjekjes nga ajri dhe deti, përfshirë misionin FRONTEX. Në Itali janë arrestuar 2 trafikantët shqiptarë K. Skëndaj, 45 vjeç dhe F. Soda, 34 vjeç, për trafik ndërkombëtar droge. Marijuana e sekuestruar është rreth 500 kg.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Detaje të reja nga eksplozivi në ballkonin e katit të 9 të një pallati: Aty hynte dhe dilte vazhdimisht Bernard Sinomati, vëllai i 'Buzëderrit; të Vlorës

Tiranë/ Detaje të reja nga eksplozivi në ballkonin e katit të 9 të një pallati: Aty hynte dhe dilte vazhdimisht Bernard Sinomati, vëllai i 'Buzëderrit; të Vlorës