Ushqimet e përpunuara rritin
rrezikun e sëmundjeve kanceroze

Ushqimet e përpunuara rritin<br />rrezikun e sëmundjeve kanceroze<br>
Një lidhje mes ushqimeve shumë të përpunuara dhe kancerit është sugjeruar nga kërkuesit francezë. Ata i klasifikojnë ushqimet, përfshirë kekët, kotoletat e pulës dhe bukën e prodhuar masivisht, si të mbipërpunuara.

Një studim që kishte në qendër 105 mijë persona tregoi se, sa më shumë ushqime të tilla konsumojnë njerëzit, aq më i lartë është rreziku i kancerit. Studiuesit po përpiqen të tregohen të matur, por nënvizojnë se një dietë e shëndetshme është gjëja më e mirë.

Të qenit mbipeshë është një nga shkaqet e sëmundjes, që renditet pas duhanpirjes, dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se, edhe mishi i përpunuar lehtësisht rrit rrezikun e kancerit.

Ekipi i kërkuesve në Universitetin e Sorbonës në Paris ka studiuar mënyrën e ushqimit të të përzgjedhurve, pjesa më e madhe gra të moshës së mesme, për mesatarisht 5 vite. Rezultatet treguan se, nëse sasia e ushqimit shumë të përpunuar të konsumuar rritej me 10 për qind, atëherë edhe sëmundjet tumorale të pikasura rriteshin me 12 për qind.

Sipas kërkuesve, këto rezultate sugjerojnë se rritja e shpejtë e konsumit të ushqimeve të mbipërpunuara mund të çojë në rritjen e numrit të rasteve me kancer në dekadat e ardhshme. Por, ata thonë se zbulimet e tyre duhet të konfirmohen nga studime më të gjera dhe se nevojiten kërkime të tjera për të përcaktuar se çfarë mund të fshihet pas kësaj lidhjeje.

Studimi nuk është përfundimtar pasi ka edhe faktorë të tjerë që ndikojnë  pasi njerëz që konsumojnë shumë ushqime të mbipërpunuara kanë edhe vese të tjera, që mund të lidhen me kancerin, si duhanpirja, aktiviteti i pakët fizik, konsumi i shumë kalorive, apo edhe marrja e kontraceptivëve oralë.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Nëna me 3 fëmijët hidhen në lumin Bunë! Vazhdojnë kërkimet për 39-vjeçaren dhe dy fëmijët e tjerë

Nëna me 3 fëmijët hidhen në lumin Bunë! Vazhdojnë kërkimet për 39-vjeçaren dhe dy fëmijët e tjerë