Ushqimet që duhet të hani pasi keni humbur gjak...

Ushqimet që duhet të hani pasi keni humbur gjak...

Foto ilustruese

Humbja e gjakut pas një operacioni, aksidenti ose në çfarëdo mënyre tjetër duhet të zëvendësohet sa më shpejt që të jetë e mundur, ndryshe rritet mundësia që të ktheheni në anemikë.

Përveç medikamenteve për të nxitur rritjen e sasisë së gjakut të humbur, ekzistojnë edhe mënyra të tjera.

Për të rritur sasinë duhet të hani llojet e ushqimeve të mëposhtme:

Mishi

Kur bëhet fjalë për rritjen e niveleve të hekurit, mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të shtoni mishin e shpendëve dhe peshkut në dietën tuaj pasi trupi juaj përthith më shumë hekur përmes këtyre ushqimeve në krahasim me ato me bazë bimore.

Mishi i shpendëve përmban vitamina B, B6 dhe B12 ndërsa peshku, mishi i viçit dhe mëlçia përmbajnë kalium.

Ujë kokosi

Nëse keni dhuruar gjak, një nga mënyrat më të shpejta për të zëvendësuar gjakun tuaj është të pini ujë kokosi.

Kaliumi i pranishëm në këtë pije mund të ndihmojë organizmin të nxisë procesin e formimit të qelizave të gjakut.

Perime dhe fruta

Mos harroni të përfshini perime dhe fruta në dietën tuaj pasi këto mund të furnizojnë trupin tuaj me folate, vitaminë C, B1, B6 dhe B12 dhe vitaminë K.

Vitamina C është përgjegjëse për përthithjen e hekurit ndërsa vitamina B12 dhe folatet ndihmojnë trupin të krijojë qelizat e kuqe të gjakut.

Sa i përket vitaminës K, është e nevojshme për mpiksjen e gjakut pas një plage në lëkurë.

Bishtajore

Për vegjetarianët, shtimi i bishtajorevem, thjerrëzave, fasuleve në dietën tuaj është një mënyrë për të pasuruar gjakun tuaj. Këto ushqime përmbajnë sasi të larta hekuri, vitaminë B dhe folate të cilat janë thelbësore në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.

 Fruta të thata

Arrat mundësojnë plotësimin e  mangësive të hekurit, folates, vitaminës B.

Shumë lëndë ushqyese për ndërtimin e gjakut gjenden tek pula, gjalpi kikiriku dhe gruri.

 Produkte të qumështit

Produktet e qumështit, si kosi, pasurohen me vitamina B-1 dhe B-12.

 Veza

Vezët janë një burim i shkëlqyer i proteinave dhe janë të pasura me antioksidantë që ndihmojnë në grumbullimin e vitaminave në trup kur jeni duke u rikuperuar nga humbja e rëndë e gjakut.

Lëng gruri

Pini një gotë lëng gruri. Bari i grurit është i pasur me klorofil që rrit nivelin e hemoglobinës dhe qelizave të kuqe të gjakut në trupin tuaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin