Dy ushtarakë shqiptarë kanë triumfuar në garën “Best Warrior” të Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Nju Xhersit për vitin 2026.
Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e cila njoftoi të mërkurën se Marjus Cauli dhe Hambel Peçi morën pjesë në garën elitare ushtarake dhe fituan në kategoritë e tyre përkatëse.
Sipas ambasadës amerikane, gjatë katër ditëve tepër sfiduese, pjesëmarrësit në garë u testuan në kurse me pengesa, prova të aftësisë fizike, aftësi luftarake në ujë, orientim në terren dhe ushtrime të qitjes me sisteme të ndryshme armësh.
Aktiviteti u zhvillua në kuadër të 25-vjetorit të Programit të Partneritetit Shtetëror mes Gardës Kombëtare të Nju Xhersit dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Në një postim në rrjete sociale, Ambasada Amerikane e cilësoi fitoren e ushtarakëve shqiptarë si një dëshmi të forcës dhe suksesit të partneritetit mes dy vendeve.
Komente






Vetem mbiemrat jan shqip,ca jan keto emra:MARJUS dhe HAMBEL ,cfar kuptimi kan ne shqip,edhe emrat luajn nje rol ne identitetin kombetar,ne te gjith boten cdo vend ka emrat e vet,ne Kin,Bullgari,Rumani,Serbi,Itali,…..mirni shembull nga Kosova,Burim,Shkelqim,Shpresa,Jeta…..
PërgjigjuPo ke te drejt ketu se pjesa me e madhe e emra ne kosov jan Muhamet, Arif, Ali, Rystem, Bajram, Jaush, Xhevdet, Razi et et
Ahaaaa për tja mbath me vrap jemi kampion ne.
Përgjigju